Goditet banda shqiptaro-italiane e trafikut të drogës, 12 të arrestuar

Diaspora

Goditet banda shqiptaro-italiane e trafikut të drogës, 12 të arrestuar

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 08:56
Ilustrim

Goditet banda shqiptaro-italiane e trafikut të drogës, duke vënë në pranga 12 persona.

Grupi kriminal vepronte në zonën e Messina në Itali dhe kishte në përbërje shqiptarë dhe italianë.

Të dyshuarve iu gjetën edhe armë, ndërkohë që baza e grupit ishte në lagjen “Mangialupi”.

Më konkretisht shqiptaro-italianët akuzohen se trafikonin dhe shisnin kokainë dhe marijuanë.

Goditja e grupit u bë gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, në kuadër të operacionit të koduar “Tunnel”, në sajë të hetimeve që zgjasnin prej kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat