Në gjyq babai që akuzohet për vrasjen e vajzës, çfarë thotë avokati. Flet shoku i Sabrinës: Fjalët e fundit që më tha

Diaspora

Në gjyq babai që akuzohet për vrasjen e vajzës, çfarë thotë avokati. Flet shoku i Sabrinës: Fjalët e fundit që më tha

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 11:00
Petrit dhe Sabrina Lekaj

Del per masen e sigurise nga shtrati i spitalit, ku mbahet me police, babai shqiptar, Petrit Lekaj, 49, ne akuze per vrasjen e se bijes, Sabrina Lekaj, 20 vjecare, e cila u gjet e pajete brenda makines, nderkohe qe i ati, ishte me plage ne pjesen e barkut.

Nuk ka ende asnje detaj rreth ngjarjes se rende, mbushur me mister, por diten e sotme, avokati i te pandehurit, Ben Sale, ka thene se klienti i tij nuk ka bere asnje kerkese per lirim me kusht.

“Në javët e ardhshme mund të ndodhë një kërkesë për lirim me kusht, por unë do ta njoftoj atë në kohën e duhur”, tha ai.

Nderkohe qe gjykates i eshte paraqitur nje “raport i shkurtër mjekësor” për gjendjen aktuale mjekësore të Lekaj.

Lekaj aktualisht po trajtohet në Spitalin Mbretëror Adelaide ku ruhet nga policia. Mediat e huaja shkruajne se policia pas ngjarjes ka bere nje vizite edhe ne banesen e shqiptareve, por nuk ka pasur asnje detja te bere pubkik per mediat per ate qe eshte folur apo cfare mund te jete zbuluar.

Per mediat ka folur edhe nje nga miqte me te mire te vajzes viktime, Kat Valstar, 21 vjeç, nga te fundit qe e ka takuar kur ishte gjalle.

“Fjalët e saj të fundit për mua ishin:”Të dua shume, do te njoftoj me mesazh sapo te shkoj ne shtepi”. “Por ajo kurrë nuk me shkruajti, ndjehem sikur një pjesë e imja është zhdukur. Nuk kam gjysmën tjetër. Ajo ishte mikja ime me e mire”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat