Operacioni “Korabi”, arrestohen 3 shtetas shqiptarë

Diaspora

Operacioni “Korabi”, arrestohen 3 shtetas shqiptarë

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 19:34
Interpol

Një operacion i përbashkët mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane rezultoi në goditjen e një grupi që kryente vjedhje me armë në Itali.

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Korabi”, u kapën në Peshkopi nga Policia e Dibrës dy shtetas dhe në të njëjtën kohë u kap në Itali, nga Policia italiane edhe pjesëtarja e tretë e grupit, një shtetase nga Dibra.

Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve të Departamentit të Policisë Kriminale, Interpol Tirana me Zyrën Ndërlidhëse të Oficerëve Italianë në vendin tonë dhe Divizionit të 3-të të Interpol Roma, nga Policia e Dibrës, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve në kërkim ndërkombëtar B. GJ., 38-vjeç, dhe Q.A.(M), 32- vjeç, lindur dhe banues në Dibër.

Gjithashtu, në Fiano Romano, Itali u bë arrestimi i shtetases shqiptare H.R., 49- vjeçe, lindur dhe banuese në Dibër.

Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Rieto, Itali me vendimin e datës 25.06.2019, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Maksimumi i dënimit 20 vjet burg.

Në datën 4 maj 2019, në zonën Fiano Romano, Itali, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur nëpërmjet përdorimit të armëve në banesën e shtetasit italian A.L., një sasi bizhuterish dhe shumën 60.000 euro, që ndodheshin në kasafortën e këtij shtetasi dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të vjedhur.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma po vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Italisë të dy shtetasve të arrestuar nga Policia e Dibrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat