Vdes nga koronavirusi bashkatdhetari nga Drenasi që jetonte në Suedi - Bota Sot
Vdes nga koronavirusi bashkatdhetari nga Drenasi që jetonte në Suedi

Diaspora

Vdes nga koronavirusi bashkatdhetari nga Drenasi që jetonte në Suedi

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:27
Ilustrim

Vështirësitë që po shkakton pandemia Covid-19, po vërehen çdo ditë e më shumë me numrin e madh të të vdekurve që po regjistrohen çdo ditë.

Përveç 3 viktimave të shënuara deri më tani në Kosovë, kjo sëmundje rezultoitë jetë fatale edhe për një kosovar tjetër nga Drenasi që po jetonte në Suedi.

Një burrë rreht moshës 70 vjeçare me inicialet H.H., nga Drenasi e që jetonte prej vitesh me familjen e tij në Suedi, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

I ndjeri para një jave kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa ka ndërruar jetë dje, mësohet se ai kishte edhe probleme tjera shëndetësore, ndërsa edhe dy djemtë e tij kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat