Ngjarje e rëndë, plagoset me thikë shqiptari në Greqi

Diaspora

Ngjarje e rëndë, plagoset me thikë shqiptari në Greqi

Më: 8 maj 2020 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Një i ri shqiptar është plagosur me thikë në Janinë. Ngjarja ka ndodhur pas një zënke mes disa personave, për rrethana ende të paqarta.

Sipas mediave greke, shqiptari në momentin e konflikit ishte së bashku me një mik.

Ai ka thënë se nuk i njeh autorët e sulmit.

Autoritetet greke kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat