Operacioni ‘Ball’/ 27 shqiptarë në Itali në pranga - Bota Sot
Operacioni ‘Ball’/ 27 shqiptarë në Itali në pranga

Diaspora

Operacioni ‘Ball’/ 27 shqiptarë në Itali në pranga

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Karabinierët e kompanisë së Aronës, provinca e Novarës, kanë shkatërruar një bandë të madhe shqiptarësh të trafikut të drogës, kryesisht kokainë, me aktivitet në komunat Arona, Castelletto Sopra Ticino  dhe zonat rreth tyre.

Operacioni ‘Ball’ i nisur sot në mëngjes ka ekzekutuar 27 masa të ndryshme sigurie për subjektet e dyshuar, të akuzuar për zotërim dhe shitje droge.

Hetimet kanë nisur që në qershor të vitit të kaluar dhe kanë bërë të mundur zbulimin e organizatës kriminale të përbërë nga emigrantë shqiptarë.

Paralelisht me organizatën kriminale janë bllokuar edhe qarqe të ngjashëm të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të tjerë të cilët kishin si aktivitet shitjen e drogës në zonat respektove të banimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat