Poezia nuk njeh kufij, por lidh popujt mes vete përmes vargut

Diaspora

Poezia nuk njeh kufij, por lidh popujt mes vete përmes vargut

Nga: Sokol Demaku Më: 27 qershor 2020 Në ora: 17:49
Suedi

Për të nentën herë me radhë nga Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë e në bashkëpunim me Qendre e të rnijve shqiptar Albakos nga Hässlehom dhe biblioteken e qytetit Borås ishte planifikua që në 28 mars 2020 të mbahej Festivali i IX Ndërkombëtar i Poesisë ”Sofra poetike mBorås 2020”por shkaku i mortajes së padukshme Covid 19 organizatoret ieshin detyruarar të shtyjnë kohën e mmbajtjes së tij. Dhe ja sot me shumë sukses me ndihmën e orhanizatave të permndura QKSH ”Migjnei ” arriti tav realzioj këtë projekt madhor me shumë sukses.

Fjala e shkruar ka peshën e vet dhe ajo është e cila depërton në të gjitha poret e jetës së njeriut, sepse ajo nuk njeh kufinjë, nuk njeh ndasi mes njerzish, ajo është e cila zhdukë kufijtë dhe kufizimet e levijeve të njerëzve në rruzullin tokësor. E them këtë sepse sot bota është duke u përballur me mortajën e padukshme e cila por merr jetë njerëzish, ka pezullua të gjitha levizjet dhe aktivitet kulturore në mbarë botën, ka pezullua lëvizjen normale të njerëzve, e ka bëre të vetën në aspektin social të njerëzve, por sot u vertetua në jetë, në praktikë se poetët dhe poezia janë ata që lidhin mes vete njerëzit, kombet, popujt, gjuhët dhe shtetet. Ishte sot kjo një ditë e veçantë për poetet, për shkrimtarët, për ata të cilëve në shpirt u flen vargu, rima, u fle komunkimi mes njerëzve dhe atyre ua bënë jetën të lumturë. Ishte një komunkim mes poeteve në 9 gjuhë të botës nga Biblioteka e qytetit Borås të Mbretërsisë së Bashkuar të Suedisë, ku poetët lexuan dhe shpalosën mendimet e tyre, ndjenjat e tyre përmes vargut dhe me shumë admirim u përcolen në rrjetet social nga mbi 1000 adhurues të vargur në mënyrë të drejtëperdrejt. Poetet vinin nga vende të ndryshme të botës edhe pse në sallë në Biblioteken e qytetit Borås ishin vetëm 9 prej tyre e të tjerët nga të katër anët e botës. Rizah Sheqiri me poezitë e tija në shqipe suedisht, Bahtir Latifi në shqip, Anxhela Ziso shqip e suedisht, Hamit Gurguri ne shqip, Louise, Halvardsson në suedisht, Ibrahim Abedini, poeti strugan në shqip, Henrik Mimmersson në suedisht, Adem Pllavci në shqip, Azizullah Nehefta në gjuhën dari.

Në sallë u dëgjuan poezi të lexohen në shqip, suedisht, arabisht, anglisht, dari, e më pasë përmes internetit duke fillua nga qyteti Plovdiv i Bulgarisë ku me vargjet e saja për degjuesit erdhi poetja e njohur bulgare Slavka Marinovska, duke vazhduar në Athinë me poetën Bardha Mançe në gjuhën shqipe, nga qyteti Göteborg me poeten Zahra Hasan mër gjuhën arabe dhe suedeze, në Selanik, në Prishtinë, Norvegji, Malmö, Itali, Zvicer nga miku ynë Besnik Camaj e shumë poet të tjerë, Por duhet permendur se patëm edhe vështorësi dhe pengesa në krijimin e lidhjeve dirtekte me shumë poetë nga vende të ndryshme të botës por edhe kishte edhe rsate kur shumë poet nuk arritën të lidhen me ne për të qenë pjesë e ketij eventi madhështor. Por organzitorët dhe Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni u shprehen të kenaqurë dhe të lumtur me këtë të arritur të madhe në lamin e organzimit të një Festivali ndërkombëtar drejperdrejt përmes interneti në kushtet që dikton koha sot. Por këta u kërkojnë flaje të gjithë atyre që nuk kanë arritur të lidhen me ta dhe të jenë pjesë e Festivalit sot, por thonë se kjo ishte një pervojë e mirë që në të ardhmen të jenë më efikas dhe mos të të ken shkëputje nga prezentimi.

Image

Ky ishte viti i Nënetë që Qendra Kulturore shqiptare organizon këtë Festival m ekarakter ndërkombëtar. Sot organiztaoret e Festivali ndan mirënjophje për ata të cilët kanë kontribua në punën e Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni, në punën e Radio Diturisë, por edhe në organzimin, përgatitjen dhe mbajtjen e Festivalit. Hamit Gurgurit i unga Plaketa ”Kryetar nderi i QKSH”. Oraganiztari ishte kujdesë që edhe për ata të cilët kujdesen për urajtjen dhe kultivimine Gjuhës shqipe në mergatë tu ndaj mirënjohje kështu me mirën johje ne këtë drejtim u dneruan mesuesit: Qerima Hajra, Iladin Pilati dhe Agrim Berisha, por organizatori ndau dy çmime për vendin e parë me poezitë më të mira mes dy Festivaleve dhe ate ”Pena e artë e Migjenit” u takoj poetës suedeze nga Göteborg Louise Halvradsson dhe poetit shqiptar me renome ne Suedi nga qyteti Uddevala Rizah Sheqiri.

Në fund organziatori organizoj një drekë madhështore për gjithë të prnaishmit.

Image

Organizatoret pretendojn e se ky Festival për cdo vit do rritet dhe pjesëmarrja do jete masovike e poeteve ngta vise të ndryshme të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat