Në odën e vetme shqiptare, në Republikën e Rheinland-Pfalzit

Diaspora

Në odën e vetme shqiptare, në Republikën e Rheinland-Pfalzit

Nga: Maxhun Smajli Më: 4 shtator 2020 Në ora: 16:39
Në odën në Republikën e Rheinland-Pfalzit

Nderi dhe burrëria në shpirtin e shqiptarit përfshin një mori ndjenjash të veçanta, të cilat janë të lidhura me familjën, zakonin, oxhakun, vendlindjën, e veçmas zakonet e të parëve. Në nder e burrëri, ne gjejmë rrenjët e besnikërisë së pashkëputshme të shqiptarit për ruajtjën e zakonëve dhe të gjuhës së të parëve. Tek shqiptarët jetojnë tri fjalë që nuk përkthehen në gjuhët tjera; “Besa”, “Nderi” dhe “Burrëria”. E, këto janë ruajtur nëpër Oda. Shqiptarët gjatë vitëve mbështetën një farë cilësie shenjtërie apo tempulli për Odat. Në çdo fshat kishte Oda, sado i varfër të ishte fshati.

Ka qenë një kohë kur gjithçka që ndodhte në jetën e njeriut vërtitej rreth Odave, edhe ata që kishin fjalën kryesore quheshin “Pleqnar”. Gjithmonë kur u lindte ndonjë problem, njerëzit vraponin drejt Odave. Tek Odat kishin besim të madh. Për çdo problem janë thirrur në Odë e jo në gjyqe. Shqiptari nuk e ka denoncua shqiptarin në gjyqet e regjimeve pavarësisht çfarë të keqe t'i ketë bërë, edhe në vrasje. Pra, nuk i kanë njohur gjyqet e pushtuesve. Edhe kur oktapodi vdekatar ia kishte shtërnguar lakun për fyti fatit të kombit, nëpër Oda u morën vendime dhe u dha fjala për t'i dalur zot atdheut.

Nëpër Oda u rilind krenaria e kombit. Kishte rregulla të cilat duheshin përfillur. Bie fjala; -Të grumbulluar rreth oxhakut flitet me radhë, derisa të tjerët ndëgjojnë me vëmendje. Në Oda binin tituj. Nuk tregohet mendjemadhësi. Nëse dikush përgjigjej për një çështje para se ta dëgjonte bisedën, ishte marrëzi dhe poshtrim për të pranishmit në Odë. Në Odë flitet për atë që i ipte drejtë përvoja njerëzore apo njohuria e përfituar. Pra, Oda ishte busoll e pa gabueshme orientuese në rrugën e zhvillimit të artit të oratorisë, urtisë, kulturës dhe traditës. Aty u mësua edhe arti për të hyrë në Odë, fillimisht duhej t'i përgjigjej mosha. Në Odë duhet të jetë edhe plisi, që simbolizon bardhësinë e shpirtit të kombit shqiptarë.

Image

 

Në luftën e fundit u dogjën dhe u shkatërruan të gjitha kullat dhe shtëpitë e bashkë me to edhe Odat. Derisa pas lufte nuk u ndërtuan më, ose shumë pak, ngase ndikuan shumë faktorë; zvoglimi i familjëve, largimi i familjëve jashtë atdheut, varfëria dhe një tjetë e veqantë është se tek popullata u krijua një ftohje ndër vllazërore e miqësore. Nuk shkojnë tek njëri-tjetrit. Ka edhe tjerë faktorë.

Në Odë, gjetëm krenarinë që kishte jetuar dikur në trojet shqiptare

Me 21 maj 2017, në “Botapress”, kisha lexuar një shkrim të Bajrush Morinës, me titull “Kështu duket një Odë shqiptare edhe në diasporë”. Në atë shkrim flitej për hapjen e një Ode shqiptare në Keiserslautern të Rheinland-Pfalzit. Që nga ajo kohë, na kishte lindur dëshira e flaktë për ta vizituar këtë Odë, pasiqë një pjesë të jetës e kishim kaluar nëpër Odat e Dukagjinit dhe të Drenicës. Edhe pse na mungonte i pari i të parëve, Idriz Zeqiri, me 23 gusht 2020, Smajl Çeku, Afrim Mula, Osman Ferizi dhe unë, Maxhun Smajli, që me lindje të diellit, u nisem për në Odën shqiptare, në Rheinland-Pfalz.

Pasi kaluam mbi katërqind kilometra rrugëtim, para nesh u shfaq qyteti gjerman, Keiserslautern, bukurinë e të cilit ia shtonte edhe Oda shqiptare. Sipas traditës, për të na pritur, tek dyert e oborrit, kishin dalur, Xhevat Berisha, Brahim Rexha dhe shumë të tjerë. Me shtërngim të fortë të duarve dhe me shprehje vlerësimi na dëshirojnë merëseardhje.

Image

Me modelin e thjeshtësisë e modestisë, Xhevat Berisha, na prinë për në Odë. Të shoqëruar nga Brahim Rexha, hymë brenda katër murëve të një historie shekullore.

Në këtë Odë gjetëm krenarinë që kishte jetuar dikur në trojet shqiptare. Na ngjallën kujtimet për paraardhësit tanë të lavdishëm dhe domëthenia e bardhësisë së plisit. Më bëhet sikur para syve të mi shfaqen burrat që jetuan qindra e qindra vite më parë. Dhe, unë gjeta atë që më mungonte aq shumë, krenarinë. Dukej qartë se në këtë familje, gjallon tradita.

e kërkonte që në ballë të oxhakut të ulej, Smajl Çeku, vëllau i heroit të popullit, Sali Çekut, burrënija e të cilit karakterizohet nga virtyte të larta morale e kombëtare; nga përfillja e nderit përsonal dhe e nderit të të tjerëve. Ashtu me radhë, majtas e djathtas ballit të oxhakut, u ulën, Osman Ferizi, bashkëveprimtar i Adem Jasharit e Sali Çekut, njëherësh kryetar i Degës së LDK-s për Gjermani, Afrim Mula, veprimtarë dhe humanist, njëherësh emblemë e LDK-, në Bavari dhe unë, autori i këtyre rreshtave. Ngjitas me mua ishte ulur, Berat Rexha, ish kryetar i Nëndegës së LDK-s për Rheinland-Pfalz, derisa, afer Afrimit ishte ulur, Brahim Rexha, një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, nga Jabllanica e Radavcit të Pejës. Dhe, përballë, me veshje kombëtare, që aq bukur i rrinin për shtati, na rrinte, i zoti i konakut, plaku i Odës, Xhevat Berisha.

Në Odë kishin ardhur edhe shumë të rinjë që tregoheshin më të pjekur se mosha. Disa prej të cilëve mbanin zgjedhën e përgjegjësive për familjet e tyre, me aftësi përceptuese të stervitura për të dalluar si të drejtën, ashtu edhe të gabuarën.

Si dhunti e shpirtërave të tyre, kuvendarët në Odë, i bluanin mirë mendimet, duke i bërë sa më të qarta dhe sa më të kuptueshme. Fillimisht biseda nisi për të kaluarën e popullit tonë. Përmes tregimeve të shkurtëra, synohej pasqyrimi i jetës shqiptare në një kohë dhe hapësirë krejt ndryshe nga kjo që e jetojmë tani. Mirëpo, në qendër të bisedës ishte situata e rëndë në atdhe; politike, ekonomike, sociale, shëndetësore e morale. Pra, tek problemet që po e preokupojnë shoqërinë shqiptare në përgjithësi.

Për të na nderuar, hyri në odë e zonja e konakut, gruaja e Xhevatit, Kimetja, e shoqëruar nga vajza e vogël, Saranda dhe nusja e djalit të madh, Flamurit, Malësorja. Kimetja, një grua e ndershme, që vetë Zoti ia kishte nxjerrur në rrugën e jetës së, Xhevatit, shihej qartë se kishte respekt të thellë për burrin e saj. Një grua punëtore, e përkushtuar për shtëpinë, burrin dhe fëmijët.

Nuk vonoi dhe në Odë u shtrua sofra me ushqime të shijshme nga kuzhina tradicionale shqiptare. U nda buka që forconte miqësinë dhe besën. Ngrënëm bukën që i epte forcë zemrave tona. E, ne uruam: “Për të mira dhe na mbajtë Zoti me nder! Për të mira gjithmonë bujarisë së këtij konaku e kësaj familje”!

Kjo Odë, do të ndikojë tek brezat e rinjë që të mos harrohet gjuha, kultura, historia dhe tradita shqiptare. Pra, kjo Odë do nxitë revoltën kundër anonimitetit dhe harresës. Brenda mureve të veta, kjo Odë, do ta ruaj edhe këtë takim të sotëm ashtu sikur kopertinat e librit fletët e bardha të mbushura me kujtimet më të mira; se dikur, në këtë odë shqiptare, ishin, Osman Ferizi, Smajl Çeku, Afrim Mula dhe Maxhun Smajli.

Më t'u larguar nga kjo Odë, Xhevati, na dhuroi nga një eksemplarë të monografisë së tij, “Po nisem nga Vogoçinca”. Tek ky autor, vërehet dukshëm prirja për të krijuar art të shkruar, ku aq bukur paraqet rrugën e tij dhe të banorëve të fshatit të boshatisur, Vogoçincë.

Edhe pse është bërë vonë dhe kishim rrugë të gjatë për të bërë, me kënaqësi iu përgjigjem dëshirës së veprimtarit, Brahim Rexha, për të pirë nga një kafe në konakun e tij. Nga Janjeva shkuam në Podgur të Dukagjinit. U ulëm në oborrin e shtëpisë së Brahimit, ku na mirëpritën familjarët e tij. Në këtë pasdite të bukur me diell të pastër, të rrethuar nga ngjyrat e gjalla të lulëzimit, na përqafon një fllad i këndshëm. Pasi pimë kafet që shprehnin nderimin e familjës nga Jabllanica e Podgurit u nisëm drejtë Bavarisë, të bindur se në familjet e mira dhe me karakter, edhe për një orë qëndrimi, bëhesh i madh, i ndershëm, i respektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat