Kryetarja e Degës së LDK-së në Suedi, Qibrije Hoxha takohet me kryeministrin Avdullah Hoti

Diaspora

Kryetarja e Degës së LDK-së në Suedi, Qibrije Hoxha takohet me kryeministrin Avdullah Hoti

Nga: Qibrije Hoxha Më: 14 tetor 2020 Në ora: 16:48
Avdullah Hoti dhe Qibrije Hoxha

Para pak ditësh pata nderin që ta takoj Kryeminstrin e Kosovës z. Avdullah Hoti i cili edhe përskaj agjendes së ngjeshur të takimeve që kishte, më nderoi jo vetëm mua po gjithsesi Degën e LDK-së në Suedi dhe të gjithë bashkëveprimtarët e mi.

Takimi me Kryeminstrin ishte jashtëzakonisht i përzemërt. Kryeministri Hoti shprehi mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e  Degës së LDK-së në Suedi. Gjatë bisedës u befasova nga njohuritë që kishte Kryeministri Hoti për Degën tonë. Krymenistri shprehi respekt për konzistencën e Degës tonë në të gjitha periudhat kohore si dhe mirënjohjen e thellë për kontributin e Degës tonë në senzibilizimin e cështjes së Kosovës, ndihmës për Kosovën si atë materiale poashtu edhe atë morale për lirinë e Kosovës.

Për angazhimet shumë vjecare të Degës tonë, z. Hoti tha se Kryetari Mustafa dhe Kryesia kishin respekt dhe mirënjohje.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri më luti që të ju përcjelli keqardhjen që për shkak të pandemisë nuk u krijuan kushte që në 30 vjetorin e formimit të LDK-së e që u planifikua të jetë vit i LDK-së nuk u realizuan planet për shenimin e këtij përvjetori me Degët mbenda dhe jashtë Kosovës.

Kryeminstri Hoti më siguroi se Qeveria e udhëhequr nga ai, do të punojë vetëm në interes të Kosovës dhe mbrenda obligimeve që ia përcakton Kushtetuta e Kosovës. Nuk ka asnjë mundësi askush që ta detyrojë Krymenistrin të dalë nga këto përcaktime kushtetuese.

Me qëndrimin e tij të urtë, qetësinë e tij dhe me guximin intelektual e kombëtar që posedon, Kryeminstri Hoti më siguroi se do të punojë që Kosovën ta presin ditë të mira. Kryeminstri poashtu me siguroi se me gjithë qenien e tij po punon që qytetarëve të Kosovës t´ju sigurojë një normalitet dhe qetësi dhe që po punon që ta kthejë besimin e humbur në institucionet e Kosovës, për të cilat populli i Kosovës derdhi gjakun dhe sakrifikoi shumë. Me këtë rast Kryeminstri u ndërlidh edhe në kontributin e  bashkëatdhetarëve të cilët meritojnë shumë më shumë nga Kosova dhe institucionet e saj.

Punë kemi shumë tha Kryeminstri, por nuk do të zbrapsemi kurrë nga vizioni që qytetarëve të Kosovës dhe familjeve të tyre të ju sigurojmë, normalitet, jetë të dinjitetshme në Kosovën tonë dhe demokracinë për të cilën po punojmë.

Poashtu Kryeministri më siguroi dhe më sugjeroi të jemi të qetë, sepse do të punojë shumë që të rikthejë besimin e SHBA-ve dhe bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi në isntitucionet e Kosovës. Partneriteti me SHBA-të mbetet synimi i përhershëm ashtu si në kohën e Presidentit Rugova dhe do të bëjë cmos që ky partneritet të mos luhatet kurrë.

z. Hoti në fund të bisedës shprehi falenderim për veprimtarët veteranët e Degës së LDK-së në Suedi të cilët dhanë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës dhe pikërisht kontributi i tyre ka motivuar edhe më shumë z. Hoti që të vazhdojë këtë traditë të mirë të veprimtarëve siq jemi ne, dhe me urtësi, besim dhe guxim të punojë me sinqeritet për zhvillimin dhe demokratizimin e Kosovës.

Kryeminstri Hoti më siguroi se do të angazhohet së bashku me Kryetarin Mustafa i cili po punon në këtë drejtim dhe Kryesinë e LDK-së, që në zgjedhjet e ardhshme bashkatdhetarëve të ju mundësohet një proces normal i votimeve në vendet ku punojnë dhe veprojnë.

Në emër të Degës së LDK-së në Suedi e falenderova përzemërsisht Kryeminstrin Avdullah Hoti dhe e sigurova se do ta ketë mbështjen tonë të pakursyer në udhëheqjen e Qeverisë dhe punëve të mira në LDK dhe për Kosovën.

Êshtë krenari dhe kënaqësi e vecantë që kemi një personalitet të tillë politik me tiparet më të mira të një lideri të përmasave botërore dhe mbi të gjitha njeri të urtë me vlera kombëtare demokratike.

Qibrije Hoxha, kryetare e Degës së LDK-së në Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat