50-vjeçari shqiptar terrorizon gruan dhe vajzën me hanxhar

Diaspora

50-vjeçari shqiptar terrorizon gruan dhe vajzën me hanxhar

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 09:53
Ilustrim

Një shqiptar 50-vjeç është arrestuar në Greqi për dhunë në familje. Ngjarja ka ndodhur në Heraklion, Kretë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari u arrestua në orët e para të mëngjesit në qendër të Heraklios, pasi sulmoi gruan dhe vajzën e tij.

Burri, duke mbajtur një hanxhar në duar, i sulmoi verbalisht dhe i kërcënoi pas sherrit në familje.

Disa minuta më pas ai u lokalizua nga policia dhe u arrestua, ndërsa iu gjet hanxhari në makinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat