Sherr për një vajzë, italiani godet me thikë shqiptarin

Diaspora

Sherr për një vajzë, italiani godet me thikë shqiptarin

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur me thikë nga një italian pas sherrit për një vajzë.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën Garibaldi të Certaldo.

Italiani 28-vjeç nga zona e Sienës qëlloi me thikë 35-vjeçarin shqiptar në sy të vajzës.

Ata ishin të ftuar të dy në festën që zhvillohej në shtëpinë e saj por në debat e sipër, janë përleshur me njëri tjetrin, duke shkuar deri në përdorimin e thikës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat