Abuzoi seksualisht për vite me radhë me një të mitur, dënohet me 28 vite burg shqiptari në Greqi!

Diaspora

Abuzoi seksualisht për vite me radhë me një të mitur, dënohet me 28 vite burg shqiptari në Greqi!

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Një 50-vjeçar shqiptar është dënuar me 28 vite burg nga gjykata e apelit të Larisa në Greqi për abuzim me të mitur.

Sipas mediave greke, shqiptari në vitin 2013 përdori mjedisin familjar për të kryer akte të turpshme me dy vajzat e bashkëatdhetarëve të tij.

Ka qenë abuzimi me një vajzë 6-vjeçare që ka zbuluar aktin e 50-vjeçarit. Në vitin 2013, shqiptari i ofroi të miturës ta dërgonte në shtëpi me makinë.

Por ai e dërgoi të miturën në një fushë dhe tentoi ta puthte. 6-vjeçarja ka reaguar duke bërtitur ndaj dhe shqiptari hoqi dorë.

Më pas e mitura i ka treguar për ngjarjen gjyshes së saj e cila më pas e denoncoi në polici. Nga hetimet e kryera, rezultoi se ai ka abuzuar me një tjetër vajzë të mitur për 4 vite, nga mosha 7 -11 vjeçare.

Nënat e vajzave dëshmuan në seancën gjyqësore të zhvilluar dy ditë më parë, tmerret që përjetuan vajzat e tyre.

50-vjeçari shqiptar me qetësi ka pranuar akuzat ndaj 7-vjeçares por mohon tentativën për të puthur 6-vjeçaren në makinë.

Ai ka kërkuar falje kur gjykatësi e ka pyetur se si një baba me 4 vajza mund të bëjë një gjest të tillë. Së fundmi gjykata e dënoi me 28 vite burg, që pas dënimit të shkurtuar ulet në 20 vite si dhe një gjobë prej 36 mijë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat