Qëllohet me thikë në qafë, shqiptari në gjendje të rëndë për jetën

Diaspora

Qëllohet me thikë në qafë, shqiptari në gjendje të rëndë për jetën

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 15:54
Teksa të dy ishin duke dalë nga lokali papritur italiani ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe ka qëlluar shqiptarin në qafë

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Itali ku një shqiptar është plagosur dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Bëhet me dije nga mediat italiane se oasditen e së shtunës, në qendrën historike të Ravenës, një 38-vjeçar shqiptar dhe një italian janë futur në një bar të në sheshin ‘Baraça’, ku edhe kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin.

Teksa të dy ishin duke dalë nga lokali papritur italiani ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe ka qëlluar shqiptarin në qafë, duke u larguar më pas me vrap.

E shpejtë ka qenë ndërhyrja e policisë dhe auto ambulancës në vendin e ngjarjes, duke e transportuar shqiptarin në gjendje të rëndë për jetën.

Bëhet me dije se autoritetet policore kanë nisur kërkimet për autorin teksa janë duket hetur agjithashtu shkaqet e kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat