U kap me 1.5 mln euro drogë/ 24-vjeçari shqiptar del para gjykatës irlandeze, dështon seanca ndaj tij

Diaspora

U kap me 1.5 mln euro drogë/ 24-vjeçari shqiptar del para gjykatës irlandeze, dështon seanca ndaj tij

Më: 13 maj 2022 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Gjyqi ndaj shqiptarit të akuzuar i cili u kap me drogë me vlerë 1.5 milionë euro në Irlandë është për shkak të mungesës së përkthyesit në Gjykatën e Qarkut Naas.

Sipas avokatit që përfaqëson shqiptarit Klevist Shehaj do të kërkohet një përkthyes tjetër për klientin e tij.

Ndërsa mësohet se përkthyesi i mëparshëm mungoi për shkak se ishte i sëmurë. 24-vjeçari doli fillimisht të hënën më 9 maj dhe më pas ditën e djeshme, pasi akuzohet se kishte në posedim 420, mijë euro kokainë dhe 1.12 milion euro kanabis të vendosura në disa vende në Newbridge, shkruajnë mediat irlandeze. 

Shqiptari u kap më 7 maj të vitit të kaluar teksa agjentët e antidrogës kapën sasinë e madhe të lëndëve narkotike. Mbi shqiptarin rendojnë dy vepra penale ato të posedimit dhe trafikut të drogës. E gjithë droga e sekuestruar është dërguar në Mjekësinë Ligjore të Irlandës për analiza të mëtejshme.

Ndërkaq, gjykata ka kërkuar një përkthyes të ri për shqiptarin i cili mesa duket nuk e zotëron anglishten për të zhvilluar një proces normal gjyqësor që do të mbahet më 26 maj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat