Me vëllezërit shqiptarë nga Kosova, Vlora, e deri në Tivar, një rrugëtim epik përgjatë trevave arbërore!

Diaspora

Me vëllezërit shqiptarë nga Kosova, Vlora, e deri në Tivar, një rrugëtim epik përgjatë trevave arbërore!

Nga: Dr. Nikollë Shabani Më: 28 maj 2022 Në ora: 13:49
Foto nga vizitad

Ky rrugëtim kishte nisur qysh nga Kuvendi themelues i Lidhjes Shqiptare në Botë në Munih të Gjermanisë me 1997, ku mes tjerash doli ideja për vendosjen e shtatores së heroit, patriotit dhe burrështetasit shqiptar, HASAN PRISHTINA në Vlorë si dhe ajo e Ismail Qemal Bej Vlorës të vendoset në Prishtinë.

Si nismëtarë u veçuan trashëgimtarët e heronjve në fjalë, siç ishte në atë kohë nikoqir i këtij Kuvendi, Mehmet Prishtina dhe Nermin Vlora-Falaski. I kujtoj këto nisma ngase isha delegat në këtë Kuvend, dhe se për këtë nismë biseduam gjatë udhëtimit në veturë bashkë me Pjetër Arbnorin dhe Ali Spahiun, si dhe disa figura që u kyçen në bisedë, si Dr. Sali Berisha, Mahmut Bakalli, Thimi Nika etj. Kur më njoftuan nga Prishtina se më në fund erdhi çasti i realizimit të kësaj nisme historike, menjëherë nga Gjermania u nisa për në Vlorë, ku arrita në mëngjesin e 7 Majit 2022.

Image
Dr. Nikollë Shabani me Mehmet Prishtinën para shtatores gërshetojnë shqiponjën dy-krenare me skulptorin e saj, Sabri Behramin, Demë Berisha, vëllezërit Gjonbalaj nga Plava e Gusuja, Isa Ibrahimi nga Drenica, Lazër Lazri-Mitrovicë, Vlornjatët-Grupi Polifonik.

 

Të gjithë të pranishmëve ky eveniment na emocionoi dhe na bëri që të ndjeheshim në shpirt, sikur të ishim delegatët e 28 Nëntorit të vitit 1912, kur në Vlorë u shpallë pavarësia e Shqipërisë. Ishte privilegj dhe kënaqësi pjesëmarrja në ceremoninë e vendosjes së shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorë, i cili dukej se po kthehej i gjallë pas 110 viteve në sheshin e heronjve të Vlorës.

Prezenca dhe pjesëmarrja në këtë akt historik, i organizuar bukur nga Bashkia e Vlorës si dhe pjesëmarrja e shumë figurave intelektuale nga gjitha trojet shqiptare, intonimi i himnit kombëtar, fjalimet mbi jetën dhe veprën e tribunit tonë kombëtar, Hasan Prishtina, ishte vërtetë një përjetim dhe inspirim i fuqishëm, sidomos për gjeneratat e ardhshme që kurrë të mos lejojnë që dora e zezë okupuese të depërton brenda qenies tonë kombëtare. Ndaj, me përgjegjësi duhet të vazhdojmë rrugën e H. Prishtinës që së bashku t’i bashkojmë trevat shqiptare.

Image
Shqiponja e bërë në Rumi nga Mensur Gashi dhe Dr. Nikollë Shabani në mesin e veprimtarëve kombëtarë, Muho Dushku, Zef Kovaçi, Isa Ibrahimi, Lazer Lazri, Rasim Gjenashaj, Milaim Curraj, Fatmir Merkashi, Robert Currani, etj.

 

Fotot të cilat po ia bashkoj këtij rrëfimi, flasin sa edhe vet teksti, ku me një ngrohtësi vëllazërore këmbyem shumë kujtime nga ato kohëra, por edhe nga veprimtaria e qëndresës tonë nën okupimin e sllavo-komunistëve, deri tek UÇK-ja, që ishte kënaqësi kur pamë gardianët nga Kosova që e sollën shtatoren e Hasan Prishtinës të qëndrojë krah për krah me shtatoren e Ismail Qemajlit në Vlorën e aktit të pavarësisë së Shqipërisë, për të cilën u flijuan me mijëra shqiptarë nga mbarë trojet tona etnike.

Lavdi heroit tonë kombëtar, Hasan Prishtina!

Image
Me oficerin e gardës kombëtare, klerin Bektashij dhe figura të shquara, pjesëmarrës në zbulimin e shtatores së të madhit, Hasan Prishtina në Vlorë.

 

Pasi që u mbyllë ceremonia e vendosjes së bustit të Hasan Prishtinës në Vlorë, u nisa për Ulqin, qyteti i trungut tim familjar, ku kam munguar që nga fillimi i pandemisë covid-19, e cila na i rrëmbeu shumë miq dhe dashamirë, të cilët sot na mungojnë shumë. Rrugës për Ulqin miqve iu dërgova foton ku me Mehmet Prishtinën bëmë shqiponjën me duar, ndërsa ata më thanë; "Nesër do e bësh shqiponjën po ashtu me alpinistët e Kosovës", të cilët së bashku me vendasit tonë, tash e disa vite po bëjnë rrugëtimin simbolik në nderim të 4 mijë viktimave të Tivarit, drejt malit Rumus, shqiptarët në Krajën mbarë, Shestan, Ostros, Gështenjë, Arbnesh, Bobosht, Matgush, Skje, ku më pas nga Shtegu i vashës, Ljaret, Brisku e deri në Anë të Malit, Curranaj, Sum, Brajsh, Sukubin, Këllzen, Shas e deri në Breg të Bunës, Shën Gjergj, Sutjel, Reç, Shën Kollë, Shtoj etj., vende këto ku u strehuan shqiptarët e Kosovës gjatë netëve fatkeqe të masakrës së Tivarit.

Këta veprimtarë nga Kosova dhe nga fshatrat në fjalë, ka gjashtë vite që e kujtojnë udhën e kosovarëve që kanë shpëtuar nga masakra e Tivarit bashkë me shqiptarët vendas, dhe ky udhëtim është një homazh për të gjithë shqiptarët që u vranë në Tivar në vitin 1945 nga çetnikët serbo-komunist. Mensur Gashi, i cili kryesonte shoqërinë e homazhistëve nga Kosova e pritem në Ostros në lokalin “Votra”, ku bëmë po ashtu shqiponjën me dorën e djathtë.

Image
Para zbulimit të shtatores: Dr. Nikollë Shabani, Petraq Dhroso, Tahir Gjonbalaj dhe deputetja e Kosovës, Ganimete Musliu

 

Përfundim; bekimi ynë ndaj heronjve, dëshmorëve të panumërt të kombit, të përsekutuarëve, të vuajturve me shekuj si dhe të masakruarëve, vetëm se nëna i lindi shqiptarë, ishin ata të cilët nga shekulli në shekull na e trasuan rrugën e ardhmërisë tonë, andaj neve duhet të bëjmë çmos që si një komb, një gjak, një gjuhë, të kemi një qëndrim rreth realizimit të plotë të kauzës tonë të bashkimit kombëtar, në një shtet të vetëm etnik. Dhe, po të ndalemi vetëm për një çast tek ajo që na bashkon, e që është Shqiptarizmi, kjo na bënë unik dhe krenarë që nga Vlora, Shkodra, Ulqini dhe Tivari, Plava e Gusia, Peshteri, Mitrovica, Podujeva, Bujanoci dhe Presheva, Tetova dhe Gostivari, e deri në Manastir e Çamëri.

Mirë u pafshim të dashur bashkëkombës në evenimente tjera!

Rroftë kombi shqiptar !

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat