Mbi 12 orë seancë/ Ja çfarë vendosi gjykata për dy shqiptarët që rrahën për vdekje 42-vjeçarin grek

Diaspora

Mbi 12 orë seancë/ Ja çfarë vendosi gjykata për dy shqiptarët që rrahën për vdekje 42-vjeçarin grek

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 00:22
Foto ilustrim

Pas më shumë se 12 orë seancë, gjykata në Greqi ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy shqiptarët, të cilët dhunuan për vdekje një 42-vjeçar grek në zonën e Rafinës në Athinë.

Të dy të rinjtë kërkuan falje për vrasjen e grekut, por kjo nuk mundi ti shpëtonte dot ata nga burgu.

Sipas informacioneve, pas vlerësimit të materialeve dëshmues të hetuesi zgjeruan edhe akuzën e vrasjes me dashje edhe ndaj dy të rinjve të tjerë, të cilët kishin dëshmuar si dëshmitarë okularë në fazën paraprake.

Sot njëri nga dy të pandehurit mohoi akuzat duke pretenduar se ka goditur viktimën për t’u mbrojtur, ndërsa i bashkëakuzuari pretendon varësinë e viktimës nga alkooli dhe gjendjen e rënduar shëndetësore të 42-vjeçarit.

Më herë gjatë ditës së sotme mediat greke publikuan pamjet kur dy të rinjtë shqiptarë rrahin për vdekje 42-vjeçarin grek, i cili ishte nën shoqërinë e të dashurës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat