Festivali “Mal Fest” ngjitet në Malishevë

Diaspora

Festivali “Mal Fest” ngjitet në Malishevë

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Sot dhe nesër do të nis edicioni i parë i festivalit “Mal Fest” në Malishevë.

Ky organizmi synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës, prandaj do të mbahet në kuadër të shënimit të “Ditëve të Diasporës”, njofton Klankosova.tv.

Festivali “Mal Fest” fillon në ora 19:00 dhe mbahet në parkun e qytetit në Malishevë, më 12 dhe 13 Gusht.

Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me organizatën “Values for Better Future”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat