Tre shqiptarë pjesë e finales së Miss & Mister Suisse Frankofone 2016

Diaspora

Tre shqiptarë pjesë e finales së Miss & Mister Suisse Frankofone 2016

Nga: F.D. Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 15:52

Në finalen e Miss & Mister Suisse Frankofone 2016, që do mbahet në 11 qershor në kantonin perëndimor me shumicë franceze, Vaud, do marrin pjesë edhe tre shqiptarë. Bëhet fjalë për Qendresa Azemi, Betim Morina dhe Arben Kabashi që me meritë u kualifikuan në finale.

Gjysmëfinalja është mbajtur në 28-29.01.2016 ku ishin 600 kandidatë pjesëmarrës, mes tyre edhe plot shqiptarë, që vetëm tre të lartëpërmendurit arritën të kualifikohen për finalen e shumë pritur.

Në eveniment ka qenë pjesëmarrës edhe këngëtari shqiptar Meti Bërbatovci, i cili ka performuar këngët e tij. Shpresojmë që gjatë finales njëri nga tre finalistët shqiptarë të kurorëzohet edhe me titullin Miss ose Mister./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat