Grabiste furnizimet e linjës ajrore, arrestohet shqiptari në Itali - Bota Sot
Grabiste furnizimet e linjës ajrore, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

E premte, 16 nëntor 2018

Grabiste furnizimet e linjës ajrore, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 11:09
Itali

Një emigrant shqiptar me profesionin shofer transporti për një shoqëri shpërndarëse mallrash, është denoncuar nga Policia Financiare e Bergamos me akuzën e grabitjes në dëm të një kompanie ajrore.

Pas një seri sinjalizimesh nga kjo kompani ajrore, financierët italianë kanë mundur të identifikojnë një shtetas shqiptar 40 vjeçar, shofer i një linje transporti mallrash, i cili grabiste artikuj ushqimorë e kozmetikë me të cilat furnizoheshin avionët e shoqërisë ajrore gjatë ndalesës së tyre në aeroportin Orio al Serio të Bergamos.

Telekamerat kanë zbardhur se 40 vjeçari shqiptar, mallrat e grabitura i fshihte përkohësisht në një kabinë elektrike e pas orarit të punës, me anë të thasëve të mbeturinave i transportonte jashtë aeroportit.

Mallrat e grabitura ekspozoheshin më pas për t'u shitur në lokal si dhe në një strukturë turistike "bad and breakfast" në qëndër të Bergamos në administrim të shqiptarit, raporton "Ora".

Gjatë ekzekutimit të operacionit, Financa Italiane ka sekuestruar rreth 3000 artikuj ushqimorë, pije alkoolike, pije freskuese e artikuj kozmetikë të grabitura nga 40 vjeçari me një vlerë mbi 20 mijë euro.

Ndërkohë policia italiane ka nisur një hetim për verifikimin fiskal të lokalit e hotelit në pronësi të emigrantit shqiptar.

40 vjeçari shqiptar do të dalë para drejtësisë italiane me akuzën e grabitjes si dhe rrezikon humbjen e vendit të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test