Gjenocidi grek mbi një Shekull halë në fytë të Shtetit dhe qeverive Shqiptare - Bota Sot
Gjenocidi grek mbi një Shekull halë në fytë të Shtetit dhe qeverive Shqiptare

Diaspora

E enjte, 15 nëntor 2018

Gjenocidi grek mbi një Shekull halë në fytë të Shtetit dhe qeverive Shqiptare

Nga: Gani Vila Më: 15 shtator 2018 Në ora: 22:32
Gani Vila

I nderuar President i Republikës së Shqipërisë, Shkelqesia Juaj, z. Ilir Meta

Rrethanat politikoekonomike e strategjike ballkanike dhe mëgjërë si dhe zhvillimi i rrjedhave të tyre në përgjithësi mbasviteve 1990 ,kur u rivendosën marrdhëniet dipllomatike me shtetet perëndimore dhe vecanërisht me Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, u kanë sjellë progres të madh shqiptarëve në planinkombëtar me një Kosovë shtet të pavarur e me më shumë tëdrejta për shqiptarët e tjerë që jetojnë në trevat etnike. Duketqartë se ky do të jetë edhe  shekulli i sukseseve për fitimin e tëdrejtave në planin kombëtar të shqiptarëve. Duke ndjekur me vëmendje dinamikën e marrdhënieve midis Shqipërisë dheshtetit fqinj,Greqisë sidomos mbas viteve 1990-të, të bënpërshtypje heshtja e shtetit dhe  e qeverive shqiptare ndajgenocidit më të tmerrshëm të viteve 1913-1914 që ushtria grekee kryeministrit Eleftero Venizellosit vrau dhe masakroibarbarisht popullsinë civile në Shqiprërinë Juglindore.

Shteti grek duke filluar nga viti 1844 ,kur ishte kryeministërIoannis Kolettis ,shpalli “Megali Idea “ për një Greqi të madheme kufi deri në teritoret e dikurshme të PerandorisëBizantine,duke përfshirë edhe trojet shqiptare.Historikisht teoriae “Megalo Ides “është përkrahur vazhdimisht nga të gjithëpresidentët dhe qevritë e shtetit grek në të gjitha kohërat deri tekpresidenti Prokopis Pavlopulos dhe kryeministri Aleksis Ciprasqë janë sot në pushtet.

Endërra e Vorio Epirit ,si pjesë e planit  “Megalo idea “,ështëobjektiv strategjik më rëndësi të vecantë dhe prespektiv i përhershëm i shtetit grek.Për realizimin e kësaj idejeInstitucionet e shtetit dhe të qeverrive greke kanë investuar dhevazhdojnë të investojnë hapur dhe fshehur. Me luftë ,në vitet1913-1914 zhvilloi genocidin duke kryer krime të përmasave tëmëdha njerëzore dhe materiale.Genocidin e vazhdoi edhe me popullsinë shqiptare që jetonte në zonën e Çamërisë.VendosiLigjin e luftës.Në gusht të vitit 1949 kërcënon përseri me luftëme të ashtu quajturin “ provokacion “.

Këto kanë qënë veprimtaritë antishqiptare më të dukshmet,porsa e sa plane,operacione e veprimtari të fshehta që grekët nëbashkëpunim me aleatët e vet kanë bërë e investuar kundërvlerave shqiptare duke përvetësuar apo deformuar cdo realitet tëvlerave të popullit shqiptar që nga historia jonë e lashtë ,me okupimin e tokave tona dhe vazhdon deri në pretendimet e sotme teritoriale. 

Tentativat e qeverisë greke për marrjen e Vorio Epirit me forcaushtarake, duke aplikuar genocid të pastër për pastrim etnik ,u intensifikuan menjëherë mbas shpalljes së Pamvarsisë sëShqipërisë në Nëntor të vitit 1912.Aleatet ;Serbia,Mali i Zi,Bullgaria dhe Greqia , në kuadër të Luftës së Parë Ballkanike( 1912-1913 ) aplikuan planin sekret për pushtimin e trevaveshqiptare.Në dhjetor të vitit 1913 qeveria greke e Venizellosit, e detyruar nga fuqitë e mëdha tërhoqi provizorisht ushtrinë e tijnga Shqipëria Juglindore dhe në fillim të janarit të vitit 1914 u rikthyen përsëri të njëjtat formacione të ushtrisë  së rregulltgreke që kishin pushtuar me 1913 Shqipërinë Juglindore ,duke shfarrosur me metoda dhe mjete të dhunshme gjithë popullsinëcivile në këto zona,por këtë herë ushtria greke u maskua me uniforma civile për të disinformuar dhe përhapur kudo, deri tekndërkombëtarët ,alibinë se kjo luftë po bëhet mes popullsisëcivile të krishtere dhe myslimanëve shqiptarë.Këtë e vërtetonedhe deklarimi i kryeministrit grek, Elefteros Venizellos, nëKonferencën e Paqes ku në seancën dëgjimore  të datës 24 shkurt 1919 dok.# 5, kur flitet për krimet që ushtria e tij kreu nëformën e genocidit më të turpshëm të viteve 1913-1914 nëShqiperinë Juglindore, ai ndër të tjera deklaron se sipas tij15.000 shqiptarët toskë janë masakruar nga shqiptarët violentë tëkrishterë.

   Po ja se cfarë shkruan në ditarin " Vorio Epiri " edhe oficeriG.K. i ushtrisë greke, kur ishte në atë kohë vetë kryeministërElefter Venizellos; …kishim urdhër të prerë nga komandaqëndrore e Athinës,që vrasjet e shqiptarëve duhet t’i bëjmë me mjete të ftohta [ bajoneta,thika,sopata hanxhare]…Ne përdorëmedhe mjetet që kishin shqiptarët në shtëpitë e tyre[sfurk,cengel,litar,zinxhira].... megjithëse ushtarët tanë ishin tëprëgatitur dhe të paguar mire kur ju prisnim kokat njerëzve dhe grave shtatzëna ju canim barkun e ua nxirrnim foshnjat… ulerinte dheu nga britmat…disa ushtarë villnin nga gjaku dhedezertuan …shumica e popullsisë që ne vrisnim ishin gra,pleq e fëmijë…ishin të cuditshëm ,edhe të shtrirë gati për vdekje siburrat dhe gratë, nuk dorzoheshin…të gjallë e të vdekur i dogjëm që të mos linim shenjë për t’i kujtuar … hasëmvështirësi, pasi priftërinjtë dhe kryepleqtë e zonave nuk nandihmonin me përjashtim të … një fshati …të Kolonjës.Ishimporositur që të linim ndonjë banor të ikte me vrap apo tëfshiheshin e të shpëtonin gjoja nga pakujdesia jonë pasi ne donim që  këta t’ju tregonin të larguarve tmerrin që panë me sy,që të ikurit të mos ktheheshin më…. Në fund të ditarit oficerigrek G.K.shkruan...Ishte e vështirë të vrisje cdo ditë njerëz,bëmëdetyrën ndaj shtetit tonë,por unë kurrë nuk do ta bëja më këtëshërbim qoftë edhe për Krishtin...( siguroi nga arkiva dheperktheu AK-Athine)

Fatin e ketij tmerri në mase të madhe fillimisht e provuan zonate Leskovikut,Kolonjës,Permetit,Korcës,Tepelenës,

Skraparit,Beratit,Gjirokastrës deri  në Delvinë e Sarandë.

Nga dokumentacionet e deritanishme vërtetohet se shifra e njerëzve të masakruar dhe vrarë në këto zona nga ky genocidgjatë viteve 1913-1914 është mbi 50.000 shqiptarë.Kulmi i krimeve të genocidit greke u realizua në korrik të vitit  1914 nëfshatin Panarit të Korcës.Të gjitha shtëpitë e këtij fshati u kthyen në kasapanë.Ushtria greke dogji të gjallë barbarisht, vrau, therime sopata,bajoneta,thika e mjete të tjera dhune popullsine civile; pleq,plaka,gra,të rinj e të reja, fëmijë të lindur e të palindur nëbarg të nënave,kanë përdhunuar dhe kanë marrë peng 47 vajza tëcilat me përjashtim të një vajze që u kthye, nuk u gjendën më.Tëvrarë,të masakruar e djegur të gjalle jane 375 persona.Mbi 167 të vdekur rrugëve për në ullishtat e Vlorës deri në bregdet.Meqindra familje të tmeruara u shpërngulën përgjithmonë ngafshati dhe u vendosën nëpër trojet më të largëta shqiptare edhejashtë Shqipërisë si në; Maqedoni,Rumani dhe në Shtetet eBashkuara të Amerikës dhe nuk u kthyen kurrë më nëPanarit.Ushtria greke dogji 647 shtëpi që kishte fshati.Bilanci i ketij genocidi në Panarit ishte tragjik. Kurrë më në këtë fshatderi më sot nuk u rindërtuan më shumë se 200 shtëpi ,pa llogaritur me mijëra bageti dhe pasuri të tjera të grabitura.Në tëgjitha këto zona që u përfshinë nga  genocidi grek,nuk ka asnjëgjeneratë,familje , fis apo fshat që të mos jetë pjesë e dhimbjessë ketyre krimeve.Nga ky bilanc i dëmeve të mëdha  njerëzoredhe materiale,rezulton se  pasojat e tyre ndihen edhe sot. 

I nderuar President i Republikës së Shqipërise z.IlirMeta.Shqëtesimi dhe indinjata e popullit të zonës sonë është se të gjithë të vrarët e të djegurit nga ky genocid grek i viteve1913-1914 në Shqipërinë Juglindore nuk kanë patur dhe nukkanë asnjehere interesimin,vëmendjen,përkujdesjen,studiminapo evidentimin e shtetit shqiptar dhe të qeverive të tij, qoftëedhe vetëm për statistika apo studime historike.Nuk  është folurasnjëherë me grekët për këtë Genocid.Ndaj une dhe shumë tëtjerë, nëpërmjet emisioneve televizive dhe shkrimeve, po pasqyrojmë krimet e këtij genocidi që së pari ta njohë këtëgenocid vetë shteti shqiptar dhe pastaj bota me gjerë.

Me qëndrimin e deritanishëm, heshtjen,harresën,indiferentizmin,frikën,paaftësinë e paditurinëndaj genocidit grek ,mos qoftë kjo tradheti , shteti shqiptar biendesh me detyrimet kushtetuese si dhe me moralin dhe traditattona ndaj të vdekurve,pasi genocidi është vrasje masive e qëllimshme e civileve në bazëetnike,nacionale,racore,religjioze apo politike që tentojnëeleminimin fizik të kësaj kategorie njerëzish.Këto krime kanëndodhur ditën me diell në Shqipërinë Juglindore zotiPresident,ndaj shqiptarëve duhet tu themi të vërtetën se cili ështëqëllimi i shtetit grek, si mendojnë e veprojnë dhe cfarë kërkojnëdhe bëjnë ata kundër shtetit shqiptar.Tu themi troc shqiptarëvese në thelb të edukimit të ndjenjave kombëtare, shteti grek i rrit dhe i edukon brezat e rinj në shkollë,në politikë,në art,në ushtridhe fe me ëndrrën e papërfunduar të Vorio Epirit. Kështu njëditë edhe gjeneratat e reja të diasporës  shqiptare të mbas viteve1990 që jeton në Greqi me gjak qindpërqind shqiptar, po nuk jusaqrua qysh tani e vërteta e genocidit grek edhe ata jo vetem se do të humbasin,asimilohen si arvanitasit e lashtë por do të vijëdita që të luftojnë kundër shqipëtarëve dhe e gjithë kjo do të vijëvetëm e vetëm se                                               shteti shqiptar nëmarrëdhënie me Greqinë  nuk po punon në drejtimin e duhur jo vetëm në planin strategjik,por edhe në dinamikën e përditshme,pasi Greqisë i jepet hapësirë për të fallsifikuar faktethistorike deri aty sa konsullatave greke ju hapi të gjitha zyrat e pushtetit local, bile edhe zyrat e gjendies civile i vuri nëdisozicion të punonjësve të asfalias greke.

I nderuar President.

Agjenturat greke mbas viteve 1990 në bashkëpunim edhe me UDB-në sërbe ,ka penetruar shumë në teritorin e Shqipërisëduke patur rezidentura në popullsinë civile nga Tropoja deri nëSarandë dhe në institucionet shtetërore nga Parlamenti i Shqipërisë deri në komunat më të largëta shqiptare.Nga pa aftësia e shtetit shqiptar, mbas viteve 1990 asfalia greke ka mundur që agjenturën e vjetër të kohës së komunizmit që ishinkryesisht tënivelit,barinj,minoritarë,kooperativistë,shoferë,berberë si dhendonjë intelektual,sot i ka zvendësuar ata,medeputetë,ministra,priftërinj,profesorë,historianë me flokë tëbardha,gazetarë që paguhen në muaj sa fondi i pagave të njëbashkie,avokatë,gjykatësa,biznesmenë e nënpunësa tëinstitucioneve të rëndësishme informative e mediatike,gazetareske,emisione televizive,ku disa të  vetëquajtur“analistë”, opinionistë” u jepet hapësirë dhe pagesë nëtelevizione për më shumë se 20 vjet,të cilët pasi përmbushën me sukses detyrat e padronëve serbo-grek ,e kane arritur qëlliminduke e maskuar “ helmin e tyre “ në kuadër të “ fjalës së lirë dhelirisë së mediave”.Me këto veprime publike ata kanë dëmtuarhapur  ndjenjën kombëtare  duke e quajtur të moralshme e tëpranueshme të shahen figurat më të shquara në shekuj të kombitshqiptar si ; Gjergj Kastriot Skënderbeu,Nënë Tereza e etj,dukembjellë harbutërinë në emisionet e televizionevekombëtare,duke prishur cdo provë të prokurorisë,duke hedhurtymnaja e duke u bërë freski politikanëve të koruptuar dhe tanijanë edhe moderatorë emisionesh.Të gjitha këto vertetojnë se “ fuqinë e pushtetit të katërt “në shqipëri nuk e kanë institucionetmediatike, por padronët. 

Ata që mendojnë se nuk duhet të ngrihen këto diskutime megrekët nën pretekstin se janë të vjetra,se nuk është momenti,sendikojmë në marredheniet me ta ,nuk na japin votën pro në BE etj,janë gabim.Disa historianë dhe arkeologë që Enveri u kishte besuar të shkruanin Historinë e Shqipërisë dhe origjinën e prejardhjes sonë, shkruajtën jo vetëm tre rjeshta në librin e Historisë së Shqipërise ,por i prishën edhe kuptimin këtyre krimeve duke e quajtur atë masakra e Panaritit,masakra e Hormovës,pa shpjegim se kush e vrau këtë popullsi.Ku i lanë mbi 50,000 shqiptarë të vrarë,thua ta kenë harruar këtë gjenocid ?.Arkeologjia shqitare nuk gërmoi aspak jo vetem nën tokë, por as në muzeumet përkatëse.Lind pyetja se edhe në këtë fushë tëketë qënë paaftësi në një kohë kur populli shqiptar nuk la kodër e mal pa gërmuar duke i kthyer ato në fusha pjellore. Të gjitha këto kanë një emërues që ka dëmtuar çështjen kombëtare.Nësene shqiptarët nuk respektojmë të vdekurit dhe vecanërisht tëvrarët padrejtesisht në shtëpitë e tyre, nuk na respekton askush.Populli grek ka kulture civile dhe jam i bindur se do ta gjejë formën dhe mënyrën për ta respektuar popullsinë shqiptare që të parët e tyre kanë vrarë në ato vite.Prandaj ju si pushtetarë duhet të zgjoheni nga gjumi shekullor dhe ta hiqni atë halën që ju ka ngelur në grykë,pasi heshtja juaj për cdo arsye qoftë jo vetëm që i ka lënë të vrarë e gjallë në breza të poshtëruar, pornga ana tjeter ka favorizuar ekzekutorët.Ndaj i nderuar presidentaktualisht grekët guxojnë të kërkojnë hapur teritoreshqiptare,kërkojnë të mos dëgjojnë më kërkesa dhe emrin Çamëri nga shqiptarët,kërkojnë eshtrat e ushtarëve grekë të qënëe të paqënë , të vrarë në Luftën Italo-Greke e tu ngrenë edhe monumente në tokën shqiptare ,kërkojnë prej shtetit shqiptar mëshumë të drejta për minoritetin grek që jeton nëShqipëri,kërkojnë që Himara dhe vende të tjera në Shqipëri të njihen si minoritete greke etj.etj.Këto kërkesa të shtetit grek janëtërësisht pjesë thelbësore e ëndrres  greke  të Vorio Epirit.

“Nisën të ndërtohen monumentet kushtuar ushtarëve grekë tërënë në luftën kombëtare për çlirimin e Vorio Epirit”-kështu kanë komentuar mediat greke lajmin për ndërtimin e varrezave greke në Shqipëri.

“ Zjarri “ është ndezur dhe tymi i kësaj pune vjen mbrapa.Ndoshta aq kohë larg sa jo vetëm unë dhe Ju z.presidentnuk do të jemi më gjallë, por edhe shumë breza të tjera pas nesh.Në këto rrethana shteti shqiptar jo vetëm që duhet të jetëkorrekt me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,melegjislacionin e të drejtave ndërkombëtare si palë e denjëndërshtetërore,por të tregoheni edhe fisnikë e komshi të denjë me fqinjët.

I nderuar President Meta,ka dëshmi dhe prova se një pjesë e ushtarëve dhe oficerëve të ushtrisë greke ,të vrarë apo të ngelur të gjallë në Luftën Italo-Greke në vitet 1940-1941,kanë qenëpjesëmarrës në formacionet e ushtrisë greke në vitet 1913-1914 e janë ata qe kanë kryer  genocidin në Shqipërinë Jugelindore. Me këto varreza greke që po ndërtohen në tokën tonë, mbi gjakun,mbi hirin e eshtrave të djegura,mbi aktet e përdhunimeve të të parëve tanë të kryera nga grekët,jo vetëm shpirtërat e tëmasakruarve  nuk do të prehen të qetë, por edhe ne, pasardhësit e tyre brez pas brezi ,nuk do të  harrojmë këto krime makabre të grekëve dhe indiferentizmin e pushtetarëve shqiptare që për mëshumë se nje shekull  nuk kanë qenë të aftë e të zotë që t’ja u bëjnë të ditur popullit grek dhe gjithë botës mbarë se në vitet 1913-1914 ushtria e rregullt e shtetit grek, me kryeministër Eleftero Venizellos, realizoi Genocid të pastër etnik nëShqiperinë Jugëlindore.Edhe pse kanë kaluar 104 vjet, këta njerëz të pafajshëm nuk kanë varre,nuk kane simbole në nderim dhe respekt të tyre.Në këto rrethana shteti shqiptar duhet ta  shkruajë të vërtetën e këtyre vrasjeve në Historinë e Shqipërisë ,për të cilat nuk është folur deri tani me pretekst banal duke rënëpreh e legjendave dhe e përrallave greke.Atyre ju intereson qërishikimin e marrëdhënieve me Shqipërinë ta fillojnë nga vitet 1945, bile duke folur e trajtuar këto probleme butësisht,pasinëpërmjet kësaj sjellje si dhe kartonit që kanë në BE ,ata kapërcejnë dhe mbulojnë krimet që kanë kryer nëpërmjet  Genocidit të viteve 1913-1914 si dhe me mijra vrasje makabreqë kanë bërë në kufirin Shqiptaro- Grek nga vitet 1990 e deri mësot me emigrantët shqiptarë. Shteti grek, minimalisht për genocidin që ka kryer  ndaj popullsisë civile shqiptare, duhet të kërkoje falje botërisht.

I solla këto informacione pasi të gjitha këto krime i ka paguargjithmonë me gjak e jetë njerëzish dhe dëme të pallogaritshmemateriale vetëm populli ynë shqiptar. 

Fakti që unë po ju shkruaj Juve si President i Shqipërisë është jo vetëm se keni këtë funksion,por kam një shpresë tjetër tekju.Kam besim se gjaku juaj si shqiptar,sado që në këto vite tëmbrapshta trazicioni të Shqipërisë tu jetë holluar, si  skrapalli qëjeni nuk besoj se e keni humbur genin .Pasi Ju edhe sikur jetëmbretërore të keni bërë në Skrapar,nuk besoj se të parët tuaj nukju kanë treguar e folur ndonjë histori të dhimshme mbi këtokrime makabere që ka bërë greku edhe në zonën tuaj në vitet1913-1914.

Ajo që unë kërkoj prej Jush i nderuar z.President është një gjë e thjeshtë ,veprim njerëzor,pa kosto .Kërkoj që ju si burrë shteti tëndiheni për një moment qytetar i thjeshtë, t’i përjetoni këtodhimbje dhe këtë fyerje shekullore si gjithe populli,siskrapallinjtë tuaj dhe pastaj jam i bindur dhe kam besim se  me funksionin që keni dhe  eksperiencën shumë vjecare në politikë, do ta keni të lehtë që të urdhëroni institucionet përkatëse që tëbëjnë  evidentimin dhe dokumentimin e dosjes së Genocidit tëkryer nga ushtria greke në vitet 1913-1914.Keshtu, juz.President ,do të kryeni detyrën si shqiptari i pare që jeni nëRepublikën e Shqipërisë dhe me veprimin tuaj do t’ju kthenirespektin,dinjitetin,krenarinë kombëtare të vrarëve dhe ne tegjallëve e keshtu do te kemi mundësinë ne dhe brezat që do tëvinë që për shpirtin e tyre në qendrat e qyteteve të ShqipërisëJugelindore të ndezim ndonjë qiri e të vendosim tufa me lule ne monumentet që do të ngrihen për pasqyrimin e historisë së ketijgenocidi.

Me respect dhe konsideratë të lartë

Gani Vila

Drejtor i Televizionit të Shqiptarëve ( ALBTVUSA )                         Michigan 12 Shtator 2018

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test