Zbulohen detajet për vrasjen e shqiptarit në Australi - Bota Sot
Zbulohen detajet për vrasjen e shqiptarit në Australi

Diaspora

E hënë, 22 tetor 2018

Zbulohen detajet për vrasjen e shqiptarit në Australi

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 13:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij.  Ai u sulmua për vdekja gjatë mbrëmjes së të hënës. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij në Carousel Street në Para Vista, në veri-lindje të Adelaide, Australi.

Policia ka gjetur një sasi lënde narkotike në banesën e tij, dhe dyshohet se ky është edhe motivi i vrasjes.

Policia po hetonte  më tej në lidhje me vrasjen brutale  të 46-vjeçarit, raporton 7 news. 

“Ky njeri duket se ka qenë viktimë e një sulmi barbar, për shkak të drogës.  Për arsyer hetimi nuk mund të tregojmë detaje lidhur me autorin”, u ka thënë gazetarëve Inspektori Detektiv Billy Thompson.

Kjo shtëpi ka qenë në shënjestër pasi në të prodhohej drogë”, ka vijuar  Thompson.

Besohet se vrasësi ka vjedhur një sasi të madhe të droge. Ai është larguar nga skena e krimit me makinë e viktimës, ku e kishte braktisur atë në një rrugë aty afër.  Fqinjët thonë se kurrë nuk kanë dyshuar tek shqiptari.

“Ai nuk ka qenë problematik dhe kurrë nuk na ka shqetësuar”, është shprehur Riçard Scurrell.

“U përshëndesnim me njëri-tjetrin, emrin nuk ia di. Por ka qenë njeri shumë i qetë”, ka vijuar më tej fqinji.

Një tjetër fqinj, Peter Wilson shtoi: “Perdet rrinin të mbyllura, dritaret gjithashtu. Asgjë nuk dukej nga jashtë”. Policia thotë se ky nuk është një sul i rastësishëm, ndërsa vijon hetimet për ngjarjen.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test