Urime Kosova jonë!

Diaspora

Urime Kosova jonë!

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 11:20
Organizata e Gruas Shqiptare - Amerikane "Hope & Peace"

Organizata e Gruas Shqiptare - Amerikane "Hope & Peace" e priti me gëzim të madh shpalljen e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, si shprehje e lartë e sovranitetit të popullit shqiptarë në Kosovë. Jemi krenare për ju vëllezër e motra në Kosovë, për sakrificat tuaja sublime për paqen dhe lirinë e Kosovës. Për gjakun e derdhur të rinisë shqiptare për çështjen kombëtare. Kosovës asnjëherë nuk i ka munguar ushtria, pasi kurdoherë i kanë dalë për zot bijtë e bijat e saj më të mirë Isa Boletini, Hasan Prishtina, Azem e Shote Galica,  Adem Jashari e të tjerë....Deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës që edhe me ndërhyrjen e SHBA dhe NATOS i treguan vendin serbisë.   

Falenderojmë SHBA që historikisht e kanë mbështetur Kosovën dhe të gjithë shqiptarët.

Zoti e bekofte Amerikën!

Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen.

Lavdi heronjve që derdhën gjakun për largimin e makinerisë dhe krimeve serbe nga Kosova. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat