Dogana e Kosovës fillon punën në Durrës

Durrësi

Dogana e Kosovës fillon punën në Durrës

Më: 15 janar 2019 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

Sot në portin e Durrësit mbahet ceremonia e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në port.

Ceremonia zyrtare mbahet në ora 13:00 në Portin e Durrës.

Në këtë ceremoni nga Qeveria e Kosovës marrin pjesë:

z. Fatmir Limaj, zv.kryeministër dhe njëheri koordinator kombëtar  i dy qeverive,

z. Bedri Hamza, ministër i Financave, 

z. Bahri Berisha, drejtor i Doganës së Kosovës .

 Ky ishte një premtim i kamotshëm i Qeverisë shqiptare, e cila fillimisht kishte premtuar që porti i Shëngjinit do të jetë në funksion të plotë të Kosovës, por ky premtim nuk u bë asnjëherë realitet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat