Pse trageti i linjës Durrës-Ankona u nis 3 orë me vonesë ? - Bota Sot
Pse trageti i linjës Durrës-Ankona u nis 3 orë me vonesë ?

Durrësi

Pse trageti i linjës Durrës-Ankona u nis 3 orë me vonesë ?

Më: 27 mars 2019 Në ora: 20:54
Porti

Trageti i linjës Durrës-Ankona është nisur me tre orë vonesë nga porti i Durrësit.

Shkak mësohet se ka qenë fluksi i trajlerave dhe kamionëve që u imbarkuan në traget.

Trageti i linjës Durrës-Ankona duhej të nisej në orën 17.00, po numri i lartë i kamionëve e ka vonuar procesin e kontrollit dhe përpunimit në kohë, duke shkaktuar një vonesë prej 3 orësh.

Burime nga porti detar i Durrësit bëjnë me dije se 86 trajlera i janë nënshtruar procesit të skanimit në pikën doganore të Durrësit gjatë pasdites e mbrëmjes së të mërkurës.

Përballimi i fluksit të mjeteve, veçanërisht kamionëve në kufi mbetet një sfidë teknologjike dhe logjistike.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat