Porti i Durrësit u dynd nga turistët gjatë muajit gusht - Bota Sot
Porti i Durrësit u dynd nga turistët gjatë muajit gusht

Durrësi

Porti i Durrësit u dynd nga turistët gjatë muajit gusht

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 13:12
Foto

Mbi 280 mijë udhëtarë me 66 mijë automjete kanë lëvizur gjatë muajit gusht me tragetet e linjave që lidhin Durrësin me portet italiane dhe anasjelltas.

Gazetarja e Top Channel në Durrës, Vali Qyrfyçi raporton se numri më i madh i udhëtarëve ka qenë nga Durrësi drejt Barit, Ankonës e Triestes. Sipas statistikave zyrtare të APD-së, 160 mijë udhëtarë kanë dalë nga vendi ynë, gjatë gushtit, përmes vendkalimit kufitar të portit të Durrësit, ndërsa 120 mijë udhëtarë kanë hyrë në vend.

Kryesisht udhëtarët që kanë lëvizur me 7 tragetet në dispozicion të këtyre linjave që lidhin dy brigjet e Adriatikut kanë qenë turistë vendas e të huaj, si dhe emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet e BE-së dhe u kthyen me pushime në Shqipëri dhe vendet e rajonit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...