I riu jep alarmin në polici: 4 burra më kanë marrë peng motrën

Durrësi

I riu jep alarmin në polici: 4 burra më kanë marrë peng motrën

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 07:11
Foto ilustrim

Aureta Çauli gruaja që është larguar nga banesa 6 ditë më parë dhe familjarët dyshojnë se është rrëmbyer. Vëllai i saj Ilirjan Çauli ka denoncuar në polici të mërkurën zhdukjen e motrës dhe sërish këtë të shtunë ka qenë në komisariatin e policisë ku është takuar me inspektorët kriminalë me qëllim hedhjen dritë mbi atë çfarë ka ndodhur. “Pas divorcit është vendosur në Durrës së bashku me dy fëmijët.

Ajo ka qenë në proces divorci në gjykatën e Pogradecit. Ajo punonte në një hotel në zonën e plazhit. Ditën e hënë ajo ka shkuar në punë dhe ja qëndruar vetëm 2 orë e më pas është larguar.

Ka njoftuar një mikeshën e saj që të njoftonte nënën e saj se po shkonte në Pogradec për punën e divorcit dhe familjarët e saj të merrnin djemtë nga kopshti dhe shkolla më pas telefoni i saj ka qenë i fikur”, tha Ilirjani.

Ai dyshon se është rrëmbyer nga katër burra dhe këtë e mbështet në një telefonatë që ajo ka patur me kushërirën ku i ka thënë:

 "Më morën katër burra, dua të shoh për herë të fundit fëmijët". Më tej vëllai i saj ngre akuza ndaj policisë për mosveprim në kohë, ndonëse policia ka komunikuar me Urgjencën Kombëtare për të bërë të mundur lokalizimin e spitalit ku ishte shtruar Aureta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat