Kapen mbi 13 kg heroinë në Portin e Durrësit, dy në pranga

Durrësi

Kapen mbi 13 kg heroinë në Portin e Durrësit, dy në pranga

Më: 30 prill 2023 Në ora: 10:19
Durres

Në portin e Durrësit u sekuestruan mbi 13 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë.

Policia thotë se sasi e lëndës narkotike ishte ndarë në 26 pak, ndërsa ishte fshehur në pjesën e pasme të një autobusi të linjës Durrës-Milano.

Në pranga përfunduan pronari i firmës “Keli Travel” shtetasi Mikel Pici dhe shoferi i autobusit Piro Rushi.

Po ashtu në cilësinë e provës materiale krahas lëndës narkotike u sekuestruan edhe tetë telefona celularë. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhje e veprimtarisë së këtyre personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat