Një shofer në Durrës që qarkullonte me automjetin e tij pa taksa dhe pa Certifikatë të Kontrollit Teknik ka tentuar të korruptojë policin rrugor.
Lavdimir Qose, 47 vjeç është ndaluar nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor për shkelje të rregullave të Qarkullimit dhe që ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar shumën 2.000 lekë.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore godet një rast të mitdhënies. Drejtonte mjetin pa taksa dhe pa Certifikatë të Kontrollit Teknik, i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për t'iu shmangur masës administrative.
I ka ofruar lekë punonjësit të Qarkullimit në shumën 2.000 lekë, arrestohet në flagrancë.
Arrestohet në flagrancë shtetasi Lavdimir Qose, 47 vjeç, banues në Krutje, Lushnjë.
Arrestimi i tij u bë pasi:
Më datë 08.09.2016, në Sukth, është ndaluar nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor për shkelje të rregullave të Qarkullimit dhe ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar shumën 2.000 lekë, pasi drejtonte automjetin pa Certifikatën e Kontrollit Teknik dhe pa taksa.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Korrupsioni aktiv" parashikuar në nenin 244 të Kodit Penal.