Zgjedhjet evropiane provë e rëndësishme për Macron

Evropë

Zgjedhjet evropiane provë e rëndësishme për Macron

Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:32
Emmanuel Macron

Dy vite pas zgjedhjes së tij, kemi tashmë një Emmanuel Macron që nuk pëlqehet në Francë, që përdoret prej gjashtë muajsh krize nga jelekverdhët dhe që luan të dielën me europianët për titullin e vetëshpallur kampion, të demokracisë liberale kundër populistëve.

Duke e vendosur veten në vijën e frontit në fushatë, presidenti francez mori një rrezik tjetër, një pengesë kundër së djathtës ekstreme që mund ta detyrojë atë të riorganizojë ekipin e tij qeveritar dhe të rishikojë ritmin e reformave të tij.

Sondazhet, të cilat për një kohë të gjatë kanë vënë “Frontin Kombëtar”  të Marine Le Pen dhe partinë presidenciale “La République en Marche” kokë më kokë, vendosin tashmë listën e ekstremit të djathtë në krye, me nga 0,5 në 2 pikë, në fund të një fushate që mori pamjen e një dueli mes dy kampeve.

Presidenti francez gjithashtu tha se BE-ja nën këtë presion populist është nën kërcënimin e një “rreziku ekzistencial” dhe “rrezikun e zhvendosjes.”

Ai shpreson të ndërtojë një koalicion të madh progresistësh përballë atyre që duan të shkatërrojnë Europën nga nacionalizmi.

Nga ana tjetër, në një intervistë për gazetën “Le Parisien”, një nga strategët kryesorë të kampit populist, amerikani Steve Bannon, gjithashtu vlerëson, se zgjedhjet në Francë do të jenë “më të rëndësishmet” e europianëve.

“Është një referendum për të (Macron) dhe vizionin e tij për Europën”, thotë Bannon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat