Edhe katër nxënës akuzohen për vrasjen e mësuesit francez, Samuel Patty

Evropë

Edhe katër nxënës akuzohen për vrasjen e mësuesit francez, Samuel Patty

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:33
Foto

Katër nxënës janë akuzuar në Francë për vrasjen e mësuesit të historisë, Samuel Paty gjersa tre prej tyre janë akuzuar me pretendimin se vrasësit ia identifikuan mësuesin, shkruan theguardian.

Në fillim të këtij muaji, tre studentë u raportua se janë akuzuar për bashkëpunim në prerjen e kokës së Pattyt, i cili u tregoi studentëve të tij karikaturat e Profetit Muhamed a.s., si pjesë e një mësimi mbi fjalën e lirë.

Tre studentë dyshohen se identifikuan Pattyn te autori i vrasjes, 18-vjeçarin Abdullakh Anzorov, i cili më pas e gjurmoi atë dhe ia preu kokën në një rrugë pranë shkollës. Këta nxënës midis moshës 13 dhe 14 vjeçare akuzohen për bashkëpunim në një sulm terrorist dhe vrasje.

E katërta është vajza e Brahim Chnina, i cili nisi një fushatë në internet kundër mësuesit duke dënuar karikaturat e revistës satirike, Charlie Hebdo.

Ajo akuzohet për “shpifje” ndaj Patyt pasi tregoi versionin e saj të ngjarjeve në klasë, edhe pse në të vërtetë nuk mori pjesë në orën mësimore të fjalës së lirë.

Kujtojmë, Abdullakh Anzorov muajin e kaluar ia preu kokën Patyt me thikë në një rrugë në një periferi të Parisit në mes të ditës gjersa policia më pas e vrau 18-vjeçarin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat