Italia zyrtarisht në luftë kundër Covid-19, tampone të shpejta në çdo farmaci

Evropë

Italia zyrtarisht në luftë kundër Covid-19, tampone të shpejta në çdo farmaci

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Në territorin e provincës së Romës dhe në të gjithë rajonin e Lazios ku ky qytet bën pjesë,  mund të kryhen tampone të shpejta me kosto 22 euro dhe teste sierologjike me kosto 20 euro, falë marrëveshjes që autoritetet lokale drejtuese të kryeqytetit italian e të komunave përreth kanë nënshkruar me Urdhërin e Farmacistëve.

Deri më tani kanë aderuar në këtë inciativë 102 farmaci romane që me stafin e tyre, por dhe me ndihmën e personelit mjekësor territorial do të vihen në dispozion për të kryer testimet në bazë të kërkesave të qytetarëve. 

Testimet janë të lira dhe mjafton një prenotim paraprak tek farmacia e zonës që ndodhet më pranë banesës së çdo qytetari. 

Iniciativa është pritur mjaft mirë nga qytetarët romanë, gjë që e dëshmon fluski i lartë i personave që kërkojnë të testohen e në çdo orë të ditës.  

Testimet kryehen në ambient të hapur në çadra të ngritura enkas pranë farmacive dhe janë evidentuar edhe rradhë për shkak të distancimit të domosdoshëm që qytetarët duhet të mbajnë nga njëri-tjetri.

Kosto e ulët e testimeve e tamponëve si dhe mundësia e dhënë për kryerjen e tyre pranë qëndrës së banimit është një përgjigje konkrete që rajoni i Lazios dhe komunat romane janë konkretish në luftën kundër pandemisë Covid 19.

Në 24 orët e fundit në rajonin e Lazion janë kryer 29 mijë tampone, janë regjistruar  2.102 raste të reja,58  viktima e 1.275 të shëruar më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat