Policia londineze arreston 155 persona që kundërshtuan masat izoluese

Evropë

Policia londineze arreston 155 persona që kundërshtuan masat izoluese

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Policia e qytetit të Londrës njoftoi të shtunën se kishte arrestuar 155 persona në një përpjekje për të shpërndarë protestat kundër masave kufizuese dhe vaksinës për COVID-19.

Policia tha se arrestimet ishin bërë për vepra të ndryshme duke nisur nga sulmet ndaj një oficeri policie, posedim substancash narkotike si dhe shkelje të kufizimeve lidhur me koronavirusin. Bllokimi aktual i Anglisë përfundon më 2 dhjetor.

Më herët forcat e policisë u rreshtuan në një numër rrugësh në lagjen qendrore të Londrës në West End dhe u përballën me turmat e protestuesve në parkun St James’s Park, pranë Westminster. Protestuesit kundër masave bllokuese u bashkuan me grupe të tjera demonstruesish që kundërshtojnë vaksinën kundër COVID-19-s.

Sipas një oficeri policie bëhej fjalë për rreth 300 apo 400 protestues, të cilët mbanin pankarta me mbishkrimet “Mbroni Lirinë, Mbroni Njerëzimin”, “Jo më gënjeshtra, jo më maska, jo më bllokime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat