Europoli arreston 45 persona, sekuestron edhe 52 ton kokainë

Evropë

Europoli arreston 45 persona, sekuestron edhe 52 ton kokainë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 00:13
Foto

Dyzet e pesë persona janë arrestuar në një operacion të madh ndërkombëtar kundër një rrjeti të trafikut të drogës midis Brazilit dhe Evropës, njoftoi Europoli.

Agjencia Evropiane e Policisë zbuloi gjithashtu se më shumë se 52 ton kokainë u kapën gjithashtu nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

Tre kontinente u përfshinë në hetim për të gjetur “transportin rekord”, i cili është përshkruar si “goditja më e madhe ndonjëherë” e këtij lloji, raporton euronews.

Hetimit ndërkombëtar i ishte bashkuar edhe Europoli në muajin prill dhe u drejtua nga autoritetet në Portugali, Belgjikë dhe Brazil.

Rrjeti i trafikut të drogës besohet të ketë importuar të paktën 45 ton kokainë në portet kryesore detare evropiane, me fitime që tejkalojnë 100 milionë euro për gjashtë muaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat