Varhelyi i bën thirrje Podgoricës që të heqë dorë nga dëbimi i ambasadorit serb

Evropë

Varhelyi i bën thirrje Podgoricës që të heqë dorë nga dëbimi i ambasadorit serb

Nga: B.S. Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 08:59
Oliver Varhelyi

Komisioneri evropian për zgjerimin Oliver Varhelyi ka mirëpritur vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë së Serbisë për të mos anuluar mikpritjen e ambasadorit të Malit të Zi Tarzan Millosheviq dhe i ka bërë thirrje Podgoricës zyrtare të bëjë të njëjtin veprim.

"Respektimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimi rajonal janë gurë themeli të zgjerimit të BE-së dhe procesit të stabilizim-asociimit", ka shkruar Varheji në profilin e tij në Tëitter.

Pasi Mali i Zi mori vendim që ambasadori i Serbisë të shpallet person non grata në atë vend, për shkak të deklaratave të diskusueshme në llogari të shtetësisë së tij, Serbia vendosi për një masë reciproke, duke i mohuador mikpritjen ambasadorit malazez.

Mbrëmë, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka njoftuar se Qeveria e Serbisë ka ndryshuar atë vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat