Franca hoqi dorë nga miratimi i ligjit që shkaktoi protesta të dhunshme

Evropë

Franca hoqi dorë nga miratimi i ligjit që shkaktoi protesta të dhunshme

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Qeveria franceze ka hedhur poshtë një projektligj të diskutueshëm të sigurisë që kërkon të ndalojë filmimin e oficerëve të policisë në veprim, tha një zëdhënës i partisë së presidentit, Emmanuel Macron.

“Shumica do të paraqesë një version krejtësisht të ri të Nenit 24 të ligjit sepse ne e dimë që dyshimet ende ekzistojnë”, tha Christophe Castaner, presidenti i grupit parlamentar të MacRon LaRem (Republika në Lëvizje).

Projekt-ligji i ri duhet të “shpërndajë dyshimet” dhe të shmangë “çdo keqkuptim”, tha Castaner.

Kundërshtarët e ligjit të propozuar pretendojnë se neni parandalon të drejtën e informacionit dhe kërkon heqjen e plotë, shkruan agjencia AFP.

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan gjatë fundjavës në të gjithë shtetit francez kundër projektligjit pasi dy raste të brutalitetit të policisë tërhoqën vëmendjen e publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat