Mali i Zi nuk lëshon pe: Nuk do ta tërheqim vendimin për dëbimin e ambasadorit serb

Evropë

Mali i Zi nuk lëshon pe: Nuk do ta tërheqim vendimin për dëbimin e ambasadorit serb

Nga: B.S. Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:15
Flamuri i Malit të Zi

Qeveria e Malit të Zi dhe Ministria e punëve të jashtme nuk do ta tërheqin vendimin për dëbimin e ambasadorit të Serbisë në Mal të Zi Vladimir Bozhoviq, është bëfrë e ditur nga kjo ministri.

Ata kanë kundërshtuar komisarin evropian për zgjerim, i cili ka përshendetur vendimi e Serbisë, që njëanshëm ta tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit malazez nga Beogradi, duke thënë se për dëbimin e tij as që ka pasur arsye.

"Ambasadori Tarzan Miloseviq përfaqëson vendin e tij duke respektuar Republikën e Serbisë, duke mos ndërhyrë në punët e saj të brendshme, me përmbajtje ndaj vendit mikpritës edhe kur Mali i Zi është fyer dhe poshtëruar në mënyrë të vrazhdë nga adresa të ndryshme në Serbi, simbolet e shtetit malazez janë përdhosën, dhe për këtë arsye kanë reaguar dhe në adresa të ndryshme ndërkombëtare ", thuhet në kumtesëë.

Ndryshe nga yni, ambasadori serb në Mal të Zi, siç thonë ata, ka ndërhyrë vazhdimisht në punët e brendshme të vendit në të cilin shërben, me interpretimet e tij të historisë duke vënë në dyshim pavarësinë e tij, duke mohuar Rezolutën e Parlamentit të Malit të Zi mbi Kuvendin e paligjshëm të Podgoricës. ndonëse e di se çfarë përfaqëson ai në historinë e Malit të Zi.

"Ministria e Punëve të Jashtme ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e tij për këtë, me një paralajmërim se kjo është sjellje e paligjshme dhe jiplomatike ndaj vendit pritës. Fatkeqësisht, kot dhe pa mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Prandaj, siç shtojnë ata, kjo Qeveri dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të tërheqin vendimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat