Itali, të shëruarit nga COVID-19 japin këshilla për simptomat e infektimit

Evropë

Itali, të shëruarit nga COVID-19 japin këshilla për simptomat e infektimit

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:31
Morena Colombi

Ndërsa bota lufton kundër valës së dytë të pandemisë dhe me ankth po pret vaksinën, ka edhe nga ata që e mposhtën virusin pranverën e kaluar, por që vijojnë të vuajnë pasojat.

Ata e quajnë “Sindroma Post COVID” dhe simptomat variojnë nga rritja dhe rënia e temperaturës, tek dhimbja e muskujve, vështirësitë me frymëmarrjen, kujtesën, etj.

Morena Colombi nga Milano ka krijuar një grup në Facebook të quajtur “Ne që mposhtëm COVID-in” dhe që sot numëron mbi 10 mijë anëtarë, tek të cilët virusi ka lënë gjurmë, sikurse tek vetë ajo.

“Ka ditë kur ndihem paksa më mirë, por më pas përballem me të njëjtin problem sepse u ktheva në punë, por mund të punoj vetëm për 1 ose 2 javë. Më pas duhet të ndalem”, thotë Morena Colombi, themeluese e “Ne që mposhtëm COVID-in”.

Grupi është krijuar që njerëzit të mos ndihen vetëm. Sepse kush jep këshilla dhe zgjidhje gjendet gjithashtu i vetmuar.

“Në teori, kontakti ynë i parë duhet të jetë mjeku, por nëse ai nuk di asgjë për këtë sindromë nuk mund t’ju japë një diagnozë, ndaj ju mendoni se gjithçka do të kalojë, ose se jeni të vetmit, ose një hipokondriak, siç thonë disa”, shtoi Colombi.

Historia e Morenës dhe 10 mijë italianëve të tjerë pjesë e grupit është e ngjashme me atë të mijëra njerëzve përreth botës, që po luftojnë kundër një armiku ende të panjohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat