COVID-19/ Italia bën gati 70 mijë forca policore për të mbajtur “nën kontroll” Krishtlindjet

Evropë

COVID-19/ Italia bën gati 70 mijë forca policore për të mbajtur “nën kontroll” Krishtlindjet

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Italia po bën gati forca të shumta policore për të “mbajtur nën kontroll” Krishtlindjet. Siç raportojnë mediat vendase, rreth 70 mijë njësi do të caktohen për të kryer kontrolle gjatë periudhës se festave të fundvitit.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Brendshme, Luciana Lamorgese, në Sky TG24 Live.

“Do të ketë forca policore në numër të madh, rreth 70 mijë njësi, të cilët do të caktohen në këtë lloj kontrolli. Do të jetë një krishtlindje sakrificash, duhet të vazhdojmë me kufizimet e lëvizjes edhe mes komunave, veç tre rajoneve,” u shpreh ministrja.

Me afrimin e festave të fundvitit, Italia ka shtuar masat e sigurisë që të shmanget përhapja e virusit. Kështu, resortet dhe hotelet nëpër male do të mbyllen, ndërsa për ata që do zgjedhin t’i kalojnë festat jashtë, karantina do të jetë e detyrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat