Kroacia përfshihet nga moti i keq, alarm i kuq në Adriatik

Evropë

Kroacia përfshihet nga moti i keq, alarm i kuq në Adriatik

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Foto Ilustrim

Moti i keq ka përfshirë Kroacinë, duke paralajmëruar për rrezik nga shkalla më e lartë për gjithë bregdetin.

Alarmi i kuq është shpallur për shkak se priten erëra të forta deri 130 kilometra në orë, kryesisht në dete të hapur.

Për këtë arsye, meteorologët presin që valët e detit të ngrihen deri në 5 metra, raporton portali “Indeks.hr”.

Reshje të dendura shiu do të përfshijnë edhe Shqipërinë dhe më tej Greqinë gjatë orëve të natës midis së dielës dhe të hënës.

Sipas të dhënave të Observatorit Kombëtar të Athinës, reshje të mëdha shiu dhe stuhi priten në orët e natës së të dielës deri në orët e para të mëngjesit të së hënës fillimisht në pjesën perëndimore që përfshin brigjet e Jonit dhe gradualisht drejt lindjes, duke prekur pjesën më të madhe të Greqisë. Në zonat malore priten reshje dëbore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat