Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), Antoni Belanger, kur u pyet në lidhje me sulmet e deputetëve dhe poltikajve serbe ndaj gazetarëve, tha se “sulme të tilla ndaj gazetarëve janë të turpshme, njofton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch”
“Këto sulme nga politikanë ndaj mediave të pavarura dhe gazetarëve në Serbi janë të turpshme dhe tregojnë se si liria e medias mund të keqtrajtohet kur gazetarët përpiqen të transmetojnë të vërtetën dhe ta dokumentojnë atë. Ne u bëjmë thirrje politikanëve serbë të përmbahen nga çdo formë e dhunës ndaj gazetarëve dhe të respektojnë nenin 19 të deklaratës për të drejtat e njeriut, ”tha Belanger.
Ndyrshe, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, vlerësoi se deputetët, të cilët fyen gazetarët në Parlamentin Serb, ishin të gabuar dhe shtoi se Presidenti i Progresive, Aleksandar Vučić, kërkoi falje të enjten në emër të partisë.
Duhet të kujtojmë se ditët e mëparshme mund të dëgjohej nga bankat parlamentare se TV N1 dhe TV Nova S janë “ndërtim anti-shtet”, “media anti-serbe”, “mercenar i huaj, tradhtar i brendshëm”, se “ka ngadalë parti të paregjistruara politike” dhe se sjellja e tyre është absolutisht anti-shtet”.