Shtyllat e vëllazërisë ortodokse: Grup burrash me simbole serbe frikësojnë qytetarët në Mal të Zi

Evropë

Shtyllat e vëllazërisë ortodokse: Grup burrash me simbole serbe frikësojnë qytetarët në Mal të Zi

Nga: B.S. Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 09:30
"Shtyllat e vëllazërisë ortodokse"

Policia e Malit të Zi ka kontrolluar 31 persona, nga një grup i cili ishte mbldhur dje para Tempullit në Podgoricë, midis të cilëve ishin shtatë persona interesantë nga ana e sigurisë, të cilët janë të regjistruar edhe për krimet më të rënda, ka mësuar Antena M.

Policia ka marrë deklarata nga 16 persona, të cilët kanë thënë se i përkisnin OJQ-së "Shtyllat e vëllazërisë ortodokse".

Prokurori është i njohur me të gjitha dhe ka urdhëruar që t'i paraqiten dosjet për vlerësim dhe mendim.

Informacionin se një grup kryesisht burrash, të uniformuar në bluzatë njëllojshme me shenja serbe, po lëviznin nëpër Nikshiq dhe Podgoricë këto ditë, e ka bërë të ditur  Antena M.

Image

Në postimet në rrjetet sociale, ata deklaruan se ishte pjesë e disa "Zavjetnik Tvërdosh" (Të betuarit e Tvërdoshit).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat