Gjermania pritet të hyjë në karantinë nga 27 dhjetori, masat edhe më strikte

Evropë

Gjermania pritet të hyjë në karantinë nga 27 dhjetori, masat edhe më strikte

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Autoritetet në Gjermani po konsiderojnë të vendosin masa më të rënda duke filluar që nga 27 dhjetori.

Kështu, nëse do ato do të hyjnë në fuqi, vetëm supermarketet do të lejoheshin të punojnë, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas raportimit të mediave, ky vendim mund të merret kur kancelarja gjermane Angela Merkel të takohet me krerët e shteteve federale për konsultime mbi rritjen e rasteve të reja me COVID-19, sipas raportit.

Gjithsesi, nuk është caktuar ndonjë datë për mbajtjen e takimit.

Gjermania ka konfirmuar mbi 1,1 milion raste me coronavirus sipas Institutit Robert Koch.

Se Gjermania kërkon masa më të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19, e ka bërë të ditur edhe të hënën kancelarja Merkel, derisa iu është drejtuar anëtarëve të partisë së saj Demokristiane (CDU).

“Ne nuk do të shkojmë askund në parimin e shpresës”, u citua të ketë thënë ndër tjerash Merkel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat