​Turqia shënon numër rekord të vdekjeve dhe infeksioneve të reja

Evropë

​Turqia shënon numër rekord të vdekjeve dhe infeksioneve të reja

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:13
Turqia

Numri i vdekjeve nga virusi korona në Turqi është rritur në një rekord 211 raste në 24 orët e fundit, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend është 15.314, deklaroi Ministria, raporton Reuters.

Numri i të sapo infektuarve gjithashtu arriti një rekord 33.198 raste në 24 orët e fundit, i cili është numri më i lartë ditor i rasteve COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Turqia është e katërta në botë në numrin e rasteve të reja të koronavirusit pas SHBA-së, Indisë dhe Brazilit, të cilat kanë shumë më shumë banorë.

Qeveria turke ka futur një "bllokim" të plotë gjatë fundjavës dhe një shtetrrethim natën gjatë javës për të zvogëluar numrin e rasteve të reja me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat