Italia shënon rënie të numrit të vdekjeve dhe infeksioneve të reja

Evropë

Italia shënon rënie të numrit të vdekjeve dhe infeksioneve të reja

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Numri i vdekjeve nga virusi korona në Itali u rrit me 499, që është një rënie krahasuar me një ditë më parë kur ishte 634, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, 12.756 njerëz ishin infektuar, e cila është gjithashtu një rënie krahasuar me një ditë më parë, kur ishte 14.842, deklaroi ministria

Gjatë ditës së djeshme, u kryen 118.475 teste për virusin korona, më pak se një ditë më parë kur u testuan 149.232 njerëz.

Në Itali, 61,739 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi që nga fillimi i epidemisë dhe 1,77 milion janë infektuar.

Ka 29,653 njerëz të infektuar me virusin korona në spitale, që është një rënie prej 428 krahasuar me një ditë më parë. 152 pacientë të rinj u pranuan në njësitë e kujdesit intensiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat