Avionët turq lëshohen mbi Greqi, autorietet helene sërish në alarm

Evropë

Avionët turq lëshohen mbi Greqi, autorietet helene sërish në alarm

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 00:17
Athina shpreson që BE do të vendosë sanksione ndaj Ankarasë

Një tjetër shkelje e Ankarasë është denoncuar ditën e sotme nga autoritetet greke.

Turqia ka shkelur hapësirën ajrore greke, pasi sot sipas autoriteteve fluturuan tre avionë spiunë “CN-235”, raportojnë mediat greke.  

E njëjta gjë ndodhi edhe të enjten e kaluar.

Ndërsa në total, Greqia akuzon Turqinë se ka kryer 41 shkelje nga fluturimet e avionëve në thyerje të hapësirës ajrore.

Athina shpreson që BE do të vendosë sanksione ndaj Ankarasë në Samitin e Dhjetorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat