Zvicra shtrëngon kufizimet antiCOVID-19

Evropë

Zvicra shtrëngon kufizimet antiCOVID-19

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 19:17
Ilustrim

Qeveria e Zvicrës njoftoi sot orët e shkurtuara të hapjes për vendet publike, me qëllim frenimin e pandemisë së koronavirusit të ri, megjithëse nuk ndoqi masat drastike të bllokimit të ndërmarra në vendet e tjera europiane.

Dyqanet, mjediset kulturore dhe objektet sportive duhet të qëndrojnë të mbyllura gjatë mbrëmjeve, natës, fundjavave dhe pushimeve deri më 22 janar.

Restorantet dhe baret, gjithashtu, duhet të mbyllin dyert e tyre në 19:00 pasdite, por lejohen të veprojnë çdo ditë të javës, raporton ATSh.

“Sidoqoftë, banorët do të lejohen të dalin deri pas mesnatës më 24 dhe 31 dhjetorit për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”, njoftoi qeveria në një konferencë për shtyp.

“Ju lutemi bashkëpunoni, përndryshe do të shkojmë drejt një bllokimi”, e paralajmëroi popullatën ministri i Shëndetësisë, Alain Berset.

Qeveria nuk njoftoi kufizime të reja për vendpushimet e skive, të cilat do të jenë të hapura gjatë sezonit të festave ose për tubimet private, që do të vazhdojnë të jenë të mundshme për deri në 10 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat