Gjykata austriake shfuqizon ligjin për ndalimin e shamive në shkollat fillore

Evropë

Gjykata austriake shfuqizon ligjin për ndalimin e shamive në shkollat fillore

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese në Austri  ditën e sotme ka shufqizuar ligjiin i cili ndalonte mbajtjen e shamive në shkollat fillore.

Ndër të tjera, Gjykata tha se ky ndalim rrezikonte të kufizonte aksesin e vajzave muslimane në arsim.

Kreu i Gjykatës Kushtetuese shtoi se ndalimi shkel barazinë, të drejtën për lirinë e mendimit, botëkuptimit dhe fesë.

Ky vendim vjen pasi dy fëmijë dhe prindërit e tyre apeluan kundër ligjit, duke argumentuar se ligji ishte i vlefshëm vetëm për shamitë që mbulojnë të gjithë kokën, por jo për mbulesat më të vogla fetare të kokës të vendosura nga studentë vëzhgues hebrenj ose Sik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat