Krishtlindje në ankth për Gjermaninë dhe Rusinë, rritet ndjeshëm vdekshmëria nga Covid-19

Evropë

Krishtlindje në ankth për Gjermaninë dhe Rusinë, rritet ndjeshëm vdekshmëria nga Covid-19

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Gjermania po përballet me frikën e një mbyllje të dytë përpara Krishtlindjeve, pas rekordit me 585 viktima dhe 29.875 raste të reja me Covid-19 në vetëm 24 orë.

“Na duhet të veprojmë urgjentisht. Duhet të realizojmë më shumë se sa kemi planifikuar”, ka thënë në një deklaratë ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier.

Gjithashtu edhe Rusia e Ukraina kanë regjistruar shifra tragjike.

Sidoqoftë, statistikat e fundit të vdekjeve të tepërta kanë hedhur dyshime mbi numrat e njoftuar në nga autoritetet ruse.

Sakaq Gjermania ka qenë nën bllokim të pjesshëm që nga fillimi i nëntorit me mbylljen e bareve, restoranteve dhe vendeve të argëtimit, si dhe ishte planifikuar një zbutje e masave gjatë Krishtlindjeve.

Por rritja e infeksioneve ka alarmuar më shumë zyrtarët e lartë gjermanë duke e përshkruar situatën si “jashtëzakonisht të brishtë”. Kancelarja Angela Merkel bëri një fjalim emocional në Bundestag këtë javë duke paraljmëruar masa më të rrepta, duke thënë se “500 vdekje në ditë janë të papranueshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat