Ja cili shtet ka numrin më të lartë të viktimave në Evropë

Evropë

Ja cili shtet ka numrin më të lartë të viktimave në Evropë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 13:17
 Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve nga Covd-19 në Evropë

19.903 raste të reja të infektuar me COVID-19 janë regjistruar brenda 24 orësh në Itali duke e çuar kështu numrin e të të infektuar që nga fillimi i pandemisë në 1.825.775.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë numri i të vdekurëve brenda një ditë është 649 që e çon totalin që nga fillimi i urgjecës së pandemisë në 64.036.

Sipas buletinit ditor të shteti fqinj aktualisht ka 684.848 pozitve, ndërsa numri të shëruarëve në 24 orë është 24.728 që e çojnë totalin në 1.076.891.

Janë 3.199 pacientë të shtruar në spital për Covid në kujdesin intensiv, me një bilanc negativ midis hyrjeve dhe daljeve të 66 personave brenda 24 orësh. 

Nga ana tjetër, pranimet ditore në kujdesin intensiv ishin 195.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend ka 28,068 njerëz në pavijone të zakonshme.

Sipas AFP, Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve nga Covd-19 në Evropë, ka tejkaluar dhe Mbretërinë e Bashkuar përsa i përket këtij numri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat