​Mali i Zi: 377 raste të reja me koronavirusit, tre të vdekur

Evropë

​Mali i Zi: 377 raste të reja me koronavirusit, tre të vdekur

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 19:51
Foto Ilustrim

Në 24 orët e fundit, 377 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në 1,259 mostra të testuara në Malin e Zi dhe tre pacientë vdiqën, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

645 njerëz janë shëruar, kështu që aktualisht ka 10,080 raste aktive të infeksionit, raporton gazeta Vijesti me seli në Podgoricë.

Shumica e rasteve të reja janë regjistruar në Podgoricë – 148, pasuar nga Nikshiqi 87, Bari 24, Cetinje 23, Berane 22, Budva 17, Plevle 15, Bjelo Polje dhe Rozhajë nga 11 raste, etj.

Pacientët nga Andrijevica, Nikshiq dhe Podgorica vdiqën, më i moshuari ishte 74 vjeç, dhe më i riu ishte 53-vjeç.

Që nga fillimi i qershorit, 576 njerëz kanë vdekur, dhe që nga fillimi i epidemisë në mars, 585 njerëz. Deri më tani, janë regjistruar 41.803 raste të koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat